Popullsia e vendit është tkurrur me 0.6% gjatë vitit 2020 krahasuar me 2019. E përkthyer në shifra sipas INSTAT në vitin që shkoi numri i popullsisë ishte 2,829,741 banorë ose mbi 16 mijë persona më pak se viti paraardhës.
Shifra e popullsisë së vendit është më e ulta që prej vitit 2001 kur janë edhe raportimet e para të INSTAT. Shkak për këtë rënie është edhe pandemia COVID-19, që rriti me 25.8% vdekjet dhe nga ana tjetër ranë me 1.7% lindjet.
Viti i pandemisë do të mbahet mend edhe për periudhën që ka pasur shtesën më të ulët natyrore që prej vitit 1990, me vetëm 470 banorë më shumë sesa vdekje. Konkretisht në 12 muajt e 2020 janë regjistruar 27.605 vdekje, ndërsa kanë lindur 28.075 foshnja.
Sipas raportit, në 10 qarqe të vendit është shënuar rënie e popullsisë, përjashtuar Tiranën dhe Durrësin ku popullsia është rritur përkatësisht me 0.7% dhe 0.5%. Gjirokastra Berati dhe Dibra po shkojnë drejt shpopullimit, për shkak të numrit të ulët të banorëve dhe shtesës natyrore.
Por gjithashtu të dhënat flasin edhe për plakje të popullsisë, pasi mosha mesatare në 1 janar ishte 37,6 vjeç nga 37,2 vjeç që ishte më 1 janar 2020.
Edhe pse me kufij të mbyllur si pasojë e virusit, shqiptarët kanë vijuar të largohen. Në 2020 janë larguar nga vendi në total 23.854 persona me një rënie prej 45,6 % krahasuar me vitin 2019.
POPULLSIA E SHQIPËRISË
Viti 2020 2,829,741
Viti 2019 2,845,955
Diferenca -16,214
SHTESA NATYRORE NË 2020
Lindje 28.075 foshnja
Vdekje 27.605 persona
Shtesa natyrore 470 banor
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
14 Shkurt, 09:32
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt, 16:45
-
Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite
13 Shkurt, 07:31
-
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
8 Shkurt, 10:13
-
VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore 'Databazës së treguesve të statistikave zyrtare'
5 Shkurt, 17:03
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Trump urdhëron ndërtimin e një paraburgimi në Guantanmo për 30 mijë emigrantë
30 Janar, 11:55
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47