Megjithatë shpresat për të dalë një nga 4 ekipet më të mira të vendeve të treta do të vareshin më pas dhe nga ndeshjet e darkës, Itali – Irlandë e Suedi – Belgjikë, gjë që në fakt, pas përfundimit të këtyre takimeve, ku fituan irlandezët dhe belgët me rezultat 1:0, duke siguruar kualifikimin, asgjë nuk shkoi në favor të kuqezinjve.
Edhe në rast eliminimi të Portugalisë, vendin e saj do ta merrte Irlanda me katër pikë dhe jo Shqipëria.
Pavarësisht këtij eliminimi, kombëtarja meriton vlerësime të mëdha për paraqitjen e shkëlqyer në Europianin e parë që mori pjesë.
Dhe pse humbëm dy ndeshje, djemtë e De Biazit u përballën me dinjitet e forcë përballë Zvicrës së shqiptarëve të shumtë dhe Francës, pretendentes për fitimin e Europianit.
Suksesi arriti në ndeshjen e tretë, Shqipëria zbret me siguri e besim në fushë dhe arrin të fitojë minimalisht 1 me 0.
Por kjo nuk mjaftoi, një pikë do të thoshte shumë duke iu referuar renditjeve në grupe. Performanca e treguar tërhoqi vëmendjen e mediave prestigjioze sportive ku i thurën elozhe të shumta përfaqësueses sonë.
Një vlerësim jo pak i vogël shkoi dhe për tifozërinë tonë që mbushi çdo stadium francez dhe jo vetëm.
Sheshet e Lionit, Lensit e Marsejës u mbushën me sportadëshit tanë në mbështetje të ekipit përfaqësues. Tashmë na mbetet të presim krahë hapur heronjtë e kombëtares, ata që bënë krenar Shqipërinë.
Ora 19:50 Përfundon Hungari-Portugali 3:3
(Lojtarët e Portugalisë duke festuar një prej golave ndaj Hungarisë)
Hungari-Portguali, ndeshje e cila u luajt në “Parc Olympique Lyonnais”, ishte çifti nga i cili Shqipëria priste mrekullinë, të merrte biletën për në fazën e 1/8 të "Euro 2016". Kalimi i hungarezëve tre herë në avantazh krijoi iluzionin e kualifikimit të Shqipërisë, pasi Portugalia kishte vetëm dy pikë, një më pak se kluqezinjtë.
Përfundimi i takimit 3:3 bëri që në fazën tjetër të kalonin portugezët për shkak të golavarazhit.
Goli i parë i shënuar nga Hungaria në minutën e 18' të takimit me anë të sulmuesit Gera rriti shpresat e Shqipërisë për një kualifkim të mundshëm, por, goli i Luis Nanit për portugezët, kualifikon këta të fundit në fazën tjetër të Europianit.
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, hungarezët kalojnë sërish në avantazh, duke udhëhequr 2:1 me anë të Dzudzak, por ky rezultat nuk zgjasi shumë pasi Ronaldo barazoi në 2:2. Dzudzak kalon sërish në avantazh hungarezët në minutën e 55, por që barazohet sërish nga Cristiano Ronaldo 6 minuta më pas.
(Goli i Hungarisë)
(Goli i i parë i Portugalisë)
(Goli i dytë i Hungarisë)
(Goli i Ronaldos, i dyti për Portugalinë)
(Goli i tretë i Hungarisë)