Në 2017-n, rreth 3500 persona në Shqipëri u detyruan që të shpërngulen prej shtëpive për shkak të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut. Ky ishte numri më i lartë në rajon i të shpërngulurve. Të dhënat për të gjitha shtetet e botës janë marrë nga data baza e Bankës Botërore dhe janë të përpunuara dhe ilustruara në hartën më poshtë nga portali i të dhënave Our World in Data.
Në Serbi dhe në Malin e Zi numri i të shpërngulurve ishte përkatësisht 42 dhe 2, disa herë më i ulët se në Shqipëri. Në vendin fqinj, Greqinë gjatë 2017-s u identifikuan 800 persona të cilët u shpërngulën për shkak të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut, ndërsa në Kroaci rreth 230 persona. Ndër vendet e Bashkimit Europian numrin më të lartë të personave të shpërngulur e ka Franca me rreth 21 mijë raste, ndërsa Italia shënoi për 2017-n vetëm 2100 raste, më pak se Shqipëria.
Në botë, vendet me numrin më të lartë të të shpërngulurve në rajon janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India.
Kostot ekonomike prej fatkeqësive natyrore në 2018-n ishin 107.7 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa një vit më parë 144.1 miliardë dollarë. Prej 1980, viti 2011 ka shënuar kostot më të larta ekonomike të shkaktuar prej fatkeqsive natyrore, me një vlerë prej 364 miliradë dollarë amerikane.
Ndërkohë në indeksin e përvitshëm të FM Resilience, Shqipëria renditet ndër të fundit në botë për aftësitë rikuperuese ndaj fatkeqësive natyrore
Sipas nën-indekset që marrin në shqyrtim këtë studim, Shqipëria nuk performon mirë në menaxhimin e riskut, e renditur e 120, në 10 më të ulëtat në botë. Sipas këtyre risqeve, Shqipëria është më e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe zjarreve, por edhe përmbytjeve, fatkeqësive natyrore të tjera si tërmete etj. /Monitor
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO+ FOTO/ Uragani Idalia ‘pushton’ Floridën, mijëra banorë të evakuuar! Biden: Ja si ndikon kriza klimatike, të shtohen masat
30 Gusht 2023, 22:26
-
Stuhia tropikale ‘Hilary’ alarmon Kaliforninë e Meksikën! Qendra e uraganeve: Do të shkaktojë përmbytje të rrezikshme
21 Gusht 2023, 07:47
-
E pashmangshme, lufta dhe fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar shpërnguljen e miliona njerëzve në mbarë botën
11 Maj 2023, 11:27
-
Vendimi i qeverisë/ Edhe shtëpitë që janë pa leje do të marrin dëmshpërblim nëse u dëmtohet shtëpia nga fatkeqësitë natyrore! Ja kriteret që duhet të plotësohen
27 Dhjetor 2022, 18:33
-
Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, komisioneri Lenarçiç: Të punojmë për shpëtimin e jetëve! Rama: Një hap më pranë BE-së
18 Nëntor 2022, 11:39
-
Shqipëria aplikon zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile! Rama: Hap domethënës! Komisioneri Europian: E mbështes
13 Qershor 2022, 16:16
-
Zbardhet vendimi i qeverisë për fatkeqësitë natyrore/ Do të angazhohen vullnetarë, shteti do paguajë 2500 lekë për ushqim dhe 3000 lekë për fjetje
13 Nëntor 2021, 13:45
-
OKB: Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vjet
1 Shtator 2021, 12:38
-
Përfshihet edhe Shqipëria, Raporti i Bankës Botërore: Kur fatkeqësitë natyrore godasin të varfërit humbin më shumë se të pasurit! Kë rrezikon nga qytetet shqiptare tërmeti dhe përmbytjet
23 Korrik 2021, 17:44
-
Reshje shiu të dendura dhe qytete nën ujë, Australia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
22 Mars 2021, 10:00
-
Tekat e natyrës dhe kontrasti në menaxhimin e tyre
3 Shkurt 2021, 16:53
-
Banka Botërore: Fatkeqësitë natyrore, 'minë me sahat' për ekonominë shqiptare, rrezikojnë financat! Të realizohet sigurimi i detyrueshëm i pronës
18 Janar 2021, 17:01
Shikoni foton ilustruese, a ndërtohet në buzë të lumit? Duhet të jesh budalla te besh nje gje te tille dhe pastaj ka faj shteti?
Përgjigju