Zbardhet vendimi i qeverisë për fatkeqësitë natyrore/ Do të angazhohen vullnetarë, shteti do paguajë 2500 lekë për ushqim dhe 3000 lekë për fjetje

TIRANË- Në rast të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntori apo zjarret e shumta që pushtuan vendin gjatë sezonit veror, tani më çdo kush mund të japë kontributin e tij, por edhe do të paguhet.

Qeveria shqiptare ka vendosur që vullnetarët të angazhohen në operacionet për fatkeqësitë natyrore që do të godasin vendin, do t'u paguajnë  fjetjen, transportin, ushqimin, trajnimet, deri edhe sigurim e jetës. Vendimi  i cili shtë publikuar në fletoren zyrtare dhe mban datën 11 nëntor, përcaktohet qartë se si një vullnetar do t'i paguhet 2500 lekë dita për ushqimin si edhe fjetja jo më shumë se 3000 mijë lekë nata.

Nga ana tjetër, atyre do u paguhet edhe sigurimi i jetës, ku shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit për çdo punonjës të siguruar nuk mund të jetë më e ulët se 500 000 lekë.

Një vendim i tillë, siç e ka bërë më herët të ditur ministri i Brendshëm, Niko Peleshi ka si funksion kryesor nxitjen e vullnetarizmit.

"Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze", ka thënë më herët ministri Peleshi.

Këto para do të merren nga fondi i miratuar i buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile, e ndërsa do të jetë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile që do t'i ngarkohet kjo detyrë.

Vendimi i qeverisë botuar në fletorën zyrtare
Trajtimin e vullnetarëve, për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, për: a) transportin:
i. në rast se vullnetari do të angazhohet në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive jashtë territorit të vendbanimit të tij të zakonshëm;
ii. kur transporti nuk realizohet nga vetë institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për tarifat e transportit të udhëtarëve;
b) trajnimin, në rastet kur kryhet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile;
c) ushqimin, sipas mënyrës së paracaktuar nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, në varësi të situatës së krijuar, por jo më shumë se vlera prej 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekësh në ditë;
ç) mjetet e nevojshme për kryerjen e vullnetarizmit, të cilat do t’i jepen vullnetarit në përdorim nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ato ofrohen;
d) akomodimin, i cili, në varësi të aktiviteteve të mbrojtjes civile apo operacioneve të parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, do të kryhet:
i. në formën e kompensimit, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë;
ii. në tenda/çadra apo struktura të tjera të përshtatura për akomodim.
2. Sigurimi i jetës dhe i shëndetit, për vullnetarët që angazhohen në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, bëhet sipas kontratës së lidhur me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik nga institucioni apo struktura qendrore dhe vendore e mbrojtjes civile, përgjegjëse për parandalimin e përballimin e fatkeqësisë, sipas natyrës së saj. Ky sigurim mbulon shpenzimet për trajtimin e dëmtimeve që vijnë si rezultat i angazhimit në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive, si më poshtë
vijon:
a) vdekje si rezultat i dëmtimeve;
b) paaftësi e përhershme ose aftësi e kufizuar, ose një lloj i caktuar dëmtimi si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit;
|c) paaftësi e përkohshme, si rezultat i një aksidenti gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit dhe për shkak të tij;
ç) paaftësi e përkohshme, si rezultat i një sëmundjeje të pësuar gjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit dhe për shkak të saj;
d) shërbime spitalore dhe/ose mjekësore në spitalet publike ose private brenda shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike të vendit.
3. Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit për çdo punonjës të siguruar nuk mund të jetë më e ulët se 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
4. Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në kontratën e sigurimit, por nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 (zero pikë pesë) %.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi i miratuar i buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile.
6. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile, pranë të cilave ofrohen vullnetarët, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Vendimi ne Fletoren Zyrtare

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/11/2021 14:24

    Ju spo paguani ata qe jan ne krye te detyres do paguani vullnetaret. Ne rast fatkeqsish natyrore shteti minimalja duhet te ket uniforma per zjarrfiksit dhe makina. Ata vullnetar qe ju do angazhoni pa mjete pa pajisje ka me shume rrezik per humbje jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve