Shqipëria renditet e 8-ta në Europë për shërbimet online! Rama: Kush flet përçart për sulmin kibernetik harron 2 faktet e thjeshta

TIRANË- Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online! Kështu thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital. Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelat dhe iu përgjigjet të gjithë kritikëve që sipas tij hedhin baltë dhe nxijnë çdo ditë shërbimet online.

Rama thotë se kushdo që flet përçart për sulmin kibernetik të Iranit mbi Shqipërinë harron 2 fakte: “Jemi sulmuar se jemi zhvilluar dhe sulmi ka dështuar për shkak se kemi investuar”.

Duke e vënë theksin tek puna e qeverisë që i ka dhënë fund pritjes në sportele për orë me radhë, Rama thotë se ende duhet të bëhet më shumë punë për luftën kundër korrupsionit, por tashmë e rëndësishme është se 95% e shërbimeve janë online.

“Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithëfarësoj

Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës

Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e #RevolucionitDigjital

*Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”, shkroi Rama.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Pas sulmit më 15 korrik, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. 

Renditja e Shqipërisë në raportin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS Lala: 17/10/2022 12:16

    O Kari lalës po ça do ti mor burr do ti me 30 vjet me bo Shqiprin Zvicër. A e ma men ku ke qen ti që ske pas brek në myth o syth. Po Shqipria po hecën e shyqyr thuaj jo vetëm qaheni e gjith ditës rini në kafe o Tafe. Duhet pun, pun, pun pa pushim. E atëhere bëhet Shqipria prall o pall.

    Përgjigju
  • Lala: 17/10/2022 07:27

    Po CA digitalizimi mer plak je ne terezi.nen udheheqjes Tate ene atyre te tjereve para teje na keni bo me fol me vete.te rinjt ikin.sistemi arsimor pertok.niveli intelligences ka Ren pertok.iq e shqiptareve nder me te uletat e gjitha nga reformat e leshit QE keni bo ne arsim ti ene sala.ca me te numerus akoma.krenohesh QE na ke heq rradhat Po ke Harri QE na ke Len 70 vjet mrapa e 30 vjet anash ne krahasim me boten.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/10/2022 06:14

    Ehhh ç'e gjeti popullin me kete kryeministër.... populli duhet te duroj edhe kur vidhet,varfërohet e vritet nga qeveria prej 32 vitesh por edhe të duroj përçartjet e kryeministrit aktual,ministrave te tij dhe tërë sufllaqexhinjve të sipërmëve se ndryshe ska çajre. Kryeministrit i mbetet hatri dhe nxinë si b****kusisë dhe populli largohet nga shtëpia e tij nëpër botë,se qeveria e kryeministri të bën gjëmën e nënën.......saliu e likja ferkojnë duart se do bëjnë rrotacionin politik kur të mbushin gotën me shurrë pule. Proamerikanët ende këndojnë këngën noliane:Mbahu nënë,mos ki frikë/Se djemtë në Amerikë!

    Përgjigju
  • Iris: 17/10/2022 04:50

    Qe ke futur dixhitalizimin mire ke bere,por mos u mburr kot./Na sulmuan se jemi te zhvilluar/-thote.Ore z.Rama,ata mund te kishin gjetur menyre tjeter per te sulmuar edhe sikur te kishe sportele.Sulmet kibernetike jane ne mode sot si me te lehtat per t'u bere,por nuk jane te vetmet.Dhe nuk deshtoi pse ke investuar.Po te kishe investuar,nuk do te kerkoje ndihme nga NATO dhe U.S.A.kur ju hakeruan iranianet.

    Përgjigju
  • Mondi: 16/10/2022 18:37

    Keto sherbimet online na kane shpetuar,rradh e papare dikur sot ke qef nepermjer telefonit te vijne te gjitha

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/10/2022 18:36

    Sulme do kemi por kjo situat u menaxhua mjaft mire dhe nuk i lam ata te benin ate qe donin

    Përgjigju
  • Bravo: 16/10/2022 18:14

    si Ed RAMA vjen një herë ne 400 vjet bravo I qoftë e ka të fituar edhe ne 2049 !

    Përgjigju
    • edmond( koder rreshen): 16/10/2022 20:30

      Ouuu ! Po pse ne 1620 para 400 vitesh kush ishte ?!

  • Babuli Ta Nguli: 16/10/2022 18:02

    O shefi po ti ça je tas supe i Salhe Bajgës. Po pse mor burr ke inat në vënd që të thuash shyqyr të madhit Zot që Shqipria po hecën para. Jo si me Salhe Bajgën vjedhje, vrasje, anarshi, tok e xanme , korupsjon gjigand e shtet i diskretituar. Hec përpara GJIGANDI SHQIPRIS EDI RAMA qent e tipit salhe bajga le të lefin hum, hum, hum se një top të madh ***do han.

    Përgjigju
  • Luan: 16/10/2022 17:39

    Ata kane blloku aplikacionet me te medha ne bote , si facebook e instagram, eshte e pamundur qe te mund ti ndalosh te tilla sulme , e rendesishme eshte si reagon gjate sulmit dhe pas tij.

    Përgjigju
  • Alban: 16/10/2022 17:37

    Teknologjia duhet te jete e perfshire edhe ne arsimin fillor me ritmet me te cilet po zhvillohet ne te gjithe boten.

    Përgjigju
  • Marjeta: 16/10/2022 17:23

    Sa vjen dhe avancon teknologjia ne vendin tone. Supeeer

    Përgjigju
  • Eldo: 16/10/2022 17:23

    Puna e mire qe ka ber Rama per vendin e tij ka arritur der ketu sot

    Përgjigju
  • Ariani: 16/10/2022 17:20

    Ka lezet si europian jo si te prapambetur sa te jeni juve z.rama mendoj se ne keto shifra do jemi

    Përgjigju
  • Denis zeqo: 16/10/2022 17:19

    Edhe vende me te fuqishme ne bote nuk jane me te zhvilluar se ne persa i perket digjitalizimit,keto jane arritje me te vertet te medhaja

    Përgjigju
  • Kevi: 16/10/2022 17:18

    E vlersoj shum kete raport qe esht ber dhe qe shqipria renditet kaq afer

    Përgjigju
  • Vera: 16/10/2022 17:17

    Bravo sesi esht ber shqipria nje ndrryshim i madh . Me ne fund i erdhi koha te renditet per mir per dicka

    Përgjigju
  • Geri: 16/10/2022 17:16

    Me par as nuk njiheshim si vend e jo me te vlersoheshim per dicka

    Përgjigju
  • Shefi: 16/10/2022 16:48

    Ka dalë shefi na lajme... Forca 300 sufllaxhenjtë shkruani komente

    Përgjigju
  • Andi: 16/10/2022 15:54

    Super arritje per vendin tone, po pesojm progres te madh dita dites ne shume fusha

    Përgjigju
  • vini: 16/10/2022 15:54

    thjeshtesi totale na kan ofruar dhe ka funksjonuar jashtzakonisht mire

    Përgjigju
  • Ola: 16/10/2022 15:53

    Shume sherbime tani i marr online dhe eshte super lehtesi per mua se mbaroj pune nga shtepia pa pasur nevoj te pres me neper rradha te gjata

    Përgjigju
  • jori: 16/10/2022 15:53

    bravo nje ide gjenjale qe jep shume jet por dhe zgjidhe shume problemin e rradheve te medha ????

    Përgjigju
  • Olsi: 16/10/2022 15:52

    Sherbimi online na ka ndihmuar shum dhe eshte lehtesim i madh gjithashtu

    Përgjigju
  • Klea: 16/10/2022 15:52

    Me teknologjin normale qe do ecim shum me para dhe do zhvillohemi shum si vend

    Përgjigju
  • Eno: 16/10/2022 15:50

    Kjo do te thot qe vendi yne ka ecur mjaft perpara dhe la avacur shume ne fushen e tekologjis

    Përgjigju
  • Ani: 16/10/2022 15:46

    Teknologjia eshte celsi per te ecur perpara dhe shqiperia eshte zhvilluar shume ne kete aspekt

    Përgjigju
  • Flori: 16/10/2022 15:41

    Lehtesim shume i madh dhe kursim kohe jane sherbimet online

    Përgjigju
  • Dori: 16/10/2022 15:40

    Me sherbimet online na keni shpetuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës