Shqipëria rezolutë kundër akuzave të Gjykatës Speciale dhe dokumentin të KiE pro Dick Marty që u mbështet nga Berisha në 2011, ja pse PD kundërshton komisionin hetimor

Shqipëria rezolutë kundër akuzave të Gjykatës Speciale dhe dokumentin të KiE pro Dick Marty që u mbështet nga Berisha në 2011, ja pse PD kundërshton komisionin hetimor

Gjykata Speciale e Hagës

Pas komisionit hetimor për raportin ish-prokurori zviceran Dick Marty, i cili ka akuzuar krerët e UÇK për krime ndaj shqiptarëve dhe serbëve, të kryerja sipas tij edhe në territorin e Shqipërisë, deri në rrëmbimin e serbëve për t’u trafikuar organet, Kuvendi i Shqipërisë do të përgatisë dhe miratojë një rezolutë kundër rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011 dhe akuzave të fundit të Gjykatës Speciale për krime të pretenduara edhe në territorin tonë.

Bëhet fjalë për rezolutën Këshillit të Evropës që mbështesje raportin e Dick Marty dhe që kërkonte hetime, duke marrë çuditërisht edhe mbështetjen e qeverisë së Sali Berishës. Mbi këtë bazë është ngritur edhe Gjykata Speciale.

Në fillim të këtij muaj, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniq, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.

Në aktakuzë theksohet se krimet kanë ndodhur në 16 lokacione në Kosovë dhe në Has dhe Kukës të Shqipërisë, ku janë torturuar 26 persona. Pikërisht për akuzat që përfshijnë Shqipërinë, Kuvendi i Shqipërisë do miratojë një rezolutë kundër Gjykatës Speciale, pasi nuk ka asnjë provë që mbështet akuzat.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi që rezoluta të hartohej sa më shpejt. “Është në nderin e këtij parlamenti që të jemi të unifikuar në këtë qëndrim dhe në një kohë sa më të shkurtër, me të gjithë dokumentacionin përkatës, të shprehemi me një rezolutë të unifikuar të të gjithë deputetëve shqiptarë për t’u dhënë përgjigje edhe rezolutës së Këshillit të Evropës, që ka akuzë brenda për territorin e Shqipërisë, edhe akuzës së drejtpërdrejtë për territorin shqiptar, që është ngritur kohët e fundit nga Gjykata Speciale, pavarësisht se është e një shteti tjetër. Pra, këto të dyja duhet të jenë objeksionet e kësaj rezolute dhe aspak, as të luftës politike në Kosovë, as të luftës politike në Shqipëri. Të jemi të qartë për këtë çështje”, ka pohuar Ruçi.

Ruçi është ndalur edhe tek qëndrimi i PD pro raportit të Dick Marty.

“Kemi një rezolutë të Këshillit të Europës ku ne jemi anëtarë, rezolutë, për të cilën edhe nga ana e delegacionit tonë ka pasur dy lloje qëndrimesh, pro dhe kundër. Pavarësisht nga kjo, sigurisht ka argumente si për ata që kanë votuar pro edhe për ata që kanë votuar kundër. Ata që kanë votuar pro kanë pasur idenë që ne jemi të hapur dhe të bëhen hetimet në Shqipëri dhe hetime faktikisht janë bërë. Por, në qoftë se hetimet do të kishin përfunduar edhe Këshilli i Evropës do të kishte një përgjigje për këtë rezolutë të miratuar, atëherë nuk do të ishte e nevojshme që ne t’i përgjigjemi me një rezolutë, pikërisht kësaj rezolute të Këshillit të Evropës”.

Puna e komisionit hetimor do të jetë në funksion të rezolutës. Dokumentacioni dhe dëshmitë e mbledhura nga komisioni do të reflektohet në këtë dokument.

“Ne kemi propozuar një komision të posaçëm 3-mujor që të administrojë të gjithë dokumentacionin, që të mos bëjmë një rezolutë thjesht deklarative, por të bëjmë një rezolutë të bazuar mbi fakte. Unë, jo si politikan, jo si kryetar i grupit parlamentar, por si shqiptar bie dakord me disa prej atyre që thatë ju. E para, unë nuk besoj që në territorin e Republikës së Shqipërisë të kenë ndodhur krime lufte të organizuara nga UÇK-ja, as në Kukës, as në Has, as në Mat dhe asgjëkund, por si politikanë dhe si përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, si anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ne kemi detyrimin që gjetjet e deklaruara nga zoti Marti, mbi bazën e verifikimeve nga institucionet publike, t’i verifikojmë”, ka deklaruar Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS.

Rezoluta do të jetë një ‘shuplakë’ edhe për Sali Berishën, i cili në vitin 2011, përmes Ilir Rusmalit, voto pro raportit të Dick Marty, i cili hidhet balë mbi luftën e UÇK, duke sajuar akuza si ajo e Shtëpisë së Verdhë në Burrel. Kjo duket se është edhe arsye se pse opozita jashtëparlamentare e ka kundërshtuar dhe sulmuar komisionin hetimor. Berisha e ka konsideruar komisionin si komision të drogës, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka pohuar ngritja e komisionit dëmton interesat kombëtare.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 14/12/2020 16:58

    Shum gjë e përsosur për ktë gjë që po bëni po shum e vonuar. Po më mir e vonuar se sa kurr. Se qent e partis wc pd po e varosnin Shqiprin të gjall me tradhtit vjedhjet e krimet e tyre monstryjoze të dirigjuar nga kryekrimineli bastard maloku hajdut salmut bershurra. Shyqyr që më në fund e kuptuat që njerzve pederast si Dik Martin e prostitutës plak Del Ponte ju duhej dhën përgjigjja. E kjo përgjigje shum e vonuar por të paktën po i jepet përgjigjja. Se partia wc qenef e salmutit e kishte shit Shqiprin prej kohësh. Un Akrepi e shkruaj ktë shkrim se jam Atdhetar e anoj vetëm nga e vërteta po jo si hajduti Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm