Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Shqipërisë për shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit.

Në një shkrim në X, ai ka shprehur vlerësimin për kryeministrin Rama dhe parlamentin, duke e quajtur rezolutën “historike”. Në fund thotë se kjo është dëshmi e dimensionit moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.

“Vlerësoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit si një shtet mbështetës të terrorizmit.

Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike.

Kjo është edhe një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan Sa’ar.