Shqipëria tërhiqet nga gara e bukurisë,
Rusia refuzoi Miss Kosovën

Shqipëria tërhiqet nga gara e bukurisë,<br />Rusia refuzoi Miss Kosovën
Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, ndryshe nga çfarë pritej nuk do të jenë pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë “Miss Universe 2013”, i cili këtë vit zhvillohet në Moskë.

Ky vendim vjen pasi autoritetet ruse kanë ndaluar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në këtë kompeticion të madh me pretekstin se Kosova nuk është njohur ende nga Rusia.

Për këtë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë është tërhequr nga gara e bukurisë.


(Mirjeta Shala)

Kjo vihet re edhe në faqen zyratre të Miss Universe në internet, ku mungojnë profilet e dy vajzave në fjalë, edhe pse ato kanë qenë mjaft të preferuara në rrjetet sociale.

Ky sigurisht është një zgënjim i madh për dy të rejat, të cilat nuk kanë mundur të realizojnë një nga ëndrrat e tyre.

Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.


(Fioralba Dizdari, Miss Universe Albania)

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë