Shqipëria zbret 7 vende në
raportin e “Doing Bussines”

Shqipëria gjatë këtij viti ka shënuar përmirësime në terma absolutë lidhur me rregullat e saj të biznesit, vihet në dukje në raportin “Të bësh biznes 2018”, të publikuar dje nga Banka Botërore. “Pra, vendi po ngushton diferencën me kufirin rregullator global. Kjo është një lëvizje pozitive”, u shpreh pas kësaj përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim. Sipas vlerësimit të ekspertëve të BB, vendi ynë ka marrë 68.7 pikë, nga 100 maksimale në treguesin e distancës, duke lëvizur me një pikë nga një vit më parë, kur ishte 67.7.

Por, njëkohësisht, në renditjen e përgjithshme prej 190 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 65-të, duke humbur 7 poste krahasuar me vendin e 58-të të vitit të kaluar. Kjo nuk do të thotë detyrimisht se ekonomia shqiptare ka shënuar ecje mbrapa, por kanë qenë vende të tjera, të cilat kanë shënuar një ecje shumë më të shpejtë përpara. 

Çdo vit, raporti i "Të bërit biznes" në 190 ekonomi, mat aspekte të rregulloreve të biznesit që janë me rëndësi për sipërmarrësit, duke u përqendruar në dhjetë fusha: regjistrimin e një biznesi, trajtimin e lejeve të ndërtimit, furnizimin me energji elektrike, regjistrimin e pronave, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve me pjesëmarrje të vogël, pagesën e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.
Sipas njoftimit të Bankës Botërore, zyra në Tiranë, Shqipëria duket se ka shënuar përmirësim në dy aspekte, që janë kredidhënia bankare, ku vendi ka ndërmarrë disa nisma pozitive ligjore duke ndryshuar Kodin Civil në favor të përmbaruesve dhe bankave, si dhe në disa aspekte që lidhen me falimentin. Si sukses të dytë BB përmend edhe faktin që në Shqipëri është amenduar ligji për orarin e punës të lejuar në javë, si dhe atë që burrat dhe gratë të trajtohej njëlloj në rastet e shpërblimeve.

Problematikën më të madhe, vlerësuesit e Bankës e shohin në mundësinë që u krijohet bizneseve për t’u furnizuar me energji elektrike. Marrja e energjisë elektrike vazhdon të jetë sfidë për biznesin në vend, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157-të nga 190 ekonomi. Ndërkohë, pavarësisht nga reformat fiskale, për të cilat qeveria mendon se ofrojnë mundësi më të mira për subjektet private, problemet me taksat vijnë të dytat, pas energjisë, duke bërë që Shqipëria të zbresë edhe këtu në vendin e 125-të ndër 190 të tillë. Një shqetësim i përhershëm mbetet edhe mundësia për të siguruar leje ndërtimi, që na çon në vendin e 106-të në renditjen globale në këtë sektor. Lidhur me këtë, edhe regjistrimi i pronave të patundshme, ku Shqipëria renditet në vendin e 103.

Më mirë nga të gjithë procedurat e mara në vlerësim është ajo e mbrojtjes së investitorëve në minorancë ku jemi të 20-ët dhe më pas tregtia ndërkufitare, ulja e barrierave tregtare ku Shqipëria renditet në vendin e 24. Fillimi i një biznesi na rendit të 45-ët, kurse aksesi në financim të 42-ët.

Rajoni
Raporti i Bankës Botërore e rendit Kosovën në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes. Kosova radhitet në vendin 40-të nga 190 vende, sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 60-të ku ishte radhitur një vit më parë. Përmirësimet në Kosovë janë mbështetur nga zbatimi i reformave rregullative të biznesit në fushat që kanë të bëjnë me ngritjen e biznesit, marrjes së kredisë etj. Shqipëria le pas Greqinë në renditje, duke qenë së fqinji ynë jugor mban vetëm vendin e 67-të, dy vende më poshtë se ne. Ndërkohë, Mali i Zi ndjek Kosovën në vendin e 42-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 43-të dhe Kroacia në atë të 51-tin. Shumë më poshtë ndodhet Bosnje-Hercegovina, që ndodhet në numrin 86.

Bota
Nëntë ekonomitë e tjera që kanë shënuar përmirësimet më të mëdha sipas raportit janë: Brunei Darussalam, Tajlanda, Malavia, India, Uzbekistani, Zambia, Nigeria, Xhibuti dhe Salvadori. Rajonet me përqindjen më të madhe të ekonomive reformuese në “Të Bërit Biznes 2018” janë Evropa dhe Azia Qendrore, Azia Jugore dhe Afrika nën-Sahariane.

Taksat
Pagesa e taksave për Shqipërinë është një nga treguesit që ka shënuar përkeqësim më të lartë në raportin Doing Bussines 2018 krahasuar me një vit më parë. Për taksa dhe kontribute në arkën e shtetit shkojnë 37.3% e fitimit të ndërmarrjeve, konstaton BB, ndërsa një vit më parë i njëjti raport llogariste 36.5% të këtij fitimi si taksa dhe kontribute.

“Në Shqipëri duhen 37 javë për të marrë një rimbursim TVSH-je. Kërkesa për rimbursim pasohet nga një kontroll i autoriteteve tatimore. Duhen të paktën katër javë që kontrolli i autoritetit tatimor të fillojë. Taksapaguesit shpenzojnë 8.6 javë me kontrollin tatimor dhe presin edhe katër janë të tjera deri në vlerësimin final. Taksapaguesit mund të marrin këtë rimbursim vetëm pasi është mbyllur kontrolli. Gjithashtu ata duhet të presin pesë javë për pagesën e rimbursimit të TVSH-së” thuhet në raport. Ai nënvizon se procedura vijon edhe me një seri javësh të tjera pritje dhe kushtesh që duhen plotësuar. tabelat


2018 raporti biznesit

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve