Shqipëria karakterizohet nga një aktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë ndonjë i madh.
Rasti më i fundit u regjistrua dje në fshatin Vinjoll, në Bulqizë, me magnitudë 4.4 ballë.
Përgjegjësi i departamentit të sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Rexhep Koçi, sqaron se tërmete të tilla nuk krijojnë prishje të strukturave, përveç ndërtesave të vjetra.
“Të tilla tërmete nuk është se kanë ndonjë indikacion shumë të madh përsa i përket strukturave, pavarësisht se njerëzit e ndiejnë. Të gjitha godinat e vjetra që janë pa breza betoni, me themele jo betoni mund të çahen kur ka lëkundje më të vogla se mesatare”, tha ai.
Sizmiologu Koçi tregon se tërmetet nuk mund të parashikohen me saktësi, por njerëzit duhet të reagojnë shpejt në këto raste.
“Mirë është që kur arrijmë të perceptojmë lëkunde sizmike duhet të jemi sa më të qetë. Kur je në një godinë dhe nuk ke mundësi të dalësh, do zësh një qoshe. Edhe kur del duhet t’i largohesh rrezes së objektit”, u shpreh Koçi.
Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO