Shqipëri-Francë vetëm një ditë larg/ Punime në fushë e në fasadën jashtë! Pamjet brenda stadiumit, i jepet dora e fundit 'Air Albania'

Kur na ndan vetëm një ditë nga inagurimi i stadiumit të ri kombëtar, 'Air Albania Stadium', ku Shqipëria do të presë Francën për eliminatoret 'Euro 2020', puna në stadium vijon intensivisht.

Ndeshja Shqipëri-Francë do të luhet në orën 20:45 minuta të së dielës ndërkohë që në orën 16:00 trajneri Reja do të ketë edhe një konferencë për mediat. Ndërsa kombëtarja e Francës pritet të mbërrijë në Shqipëri në orën 17:00, ku më pas do të kryejnë edhe stërvitjen e parë në 'Air Albania Stadium'.

Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi bën me dije se të paktën 300 punëtorë po punojnë për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ditën e nesërme, të stadiumit 22 mijë vendësh. Edhe në fushën e blertë kamera e Report Tv ka kapur punëtorë që punojnë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë testuese që u luajt mes vajzave të Vllaznisë dhe të Teutës një javë më parë, pati disa ngritje të tapetit të barit për shkak të rrëshqitjeve, por kjo situatë është normale, pasi tapeti i blertë nuk ka rënë ende në vend për të krijuar lidhjen me shtresën poshtë. Kjo pritet të bëhet me kalimin e kohës në mënyrë natyrale.

Po kështu Inspektorët e UEFA-s kishin vënë re problematika kryesisht me hyrjen kryesore të stadiumi, me tribunën VIP dhe me tribuna e gazetarëve, por tashmë këto problematike janë rregulluar dhe stadiumi duket se do të jetë gati megjithëse në limitet e Kohës. Stadiumi po ashtu po përgatitet edhe për një ceremoni inagurues që do të jetë pak minuta para fillimit të ndeshjes. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe kreu i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Pritet që stadiumi të mbushet plotë në këtë ndeshje, pasi përveç përballjes Shqipëri-Francë, tifozët do të kenë mundësi të shijojnë edhe stadiumin e ri me parametra bashkëkohorë.

Por si do të bëhet ndarja e tifozëve në stadium?

Stadiumi i ri dihet që ka disa hyrje. Edhe pse tifozët mund të ndodhë që të ngatërrohen, është menduar gjithçka që procesi i futjes në stadium të bëhet normalisht. Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi bën me dije se në ndihmë të tifozëve do të vijnë, Policia e Shtetit, Kompanitë Security si dhe 150 studentë nga Universiteti i Sporteve.

Këta tre grupe do të bëjnë të mundur orientimin e të gjithë tifozëve për të hyrë në zonat ku edhe kanë blerë biletet. Po kështu në stadium janë vendosur të gjitha sinjalistikat e nevojshme.

Ndërkaq, Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendrës Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa,

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë, edhe ndarja e tifozëve do të bëhet sipas emërtimeve të zonave ku kanë paguar biletën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar