Renditja/ 'Shterpësi' në Superligë, AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin
Pamje nga ndeshjet, AF Elbasani 1-1 Dinamo dhe Partizani 0-0 Teuta
Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 30-të. Të dielën e 16 marsit në fushë zbritën gjashtë skuadra, teksa u prodhuan tre barazime. AF Elbasani barazoi 1-1 kundër Dinamos, ndërsa në sfidat e tjera nuk pati gola.
"Shterpësi" në raundin e 30-të, aty ku në pesë përballje u shënuan vetëm shtatë gola dhe pati vetëm një fitues, Skënderbeu që la vendin e fundit.
Në orën 15:00 në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Laçi barazuan 0-0. Në pushimin mes pjesëve trajneri i miqve, Francesco Moriero u transportua në spital pasi u ndje keq dhe mori ndihmë të specializuar. Pas ndeshjes ndihmësi i tij, Endri Bacaj tha se trajneri është në gjendje të stabilizuar dhe gjithçka e ka pasur nga akumulimi i stresit. "Trajneri ka një problem të vogël shëndetësor, gjendja është stabile. Thjesht stresi. Tani është mirë, në kujdesin e mjekëve", tha Bacaj.
Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit barazuan 1-1 kundër Dinamos. Miqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Gassama Karamba në pjesën e parë, teksa u barazuan nga Emiljano Musta.
Në "Arenën e Demave" Partizani dhe Teuta barazuan 0-0. Pas fitores në Korçë, Partizani iu rikthehet sërish barazimeve dhe e sheh veten në vendin e katërt.
Pas 30 ndeshjeve të luajtura (gjashtë javë nga fundi i sezonit) Egnatia kryeson renditjen me 54 pikë, ndjekur nga Dinamo, Vllaznia dhe Partizani. Në fund Tirana, Skënderbeu dhe Teuta.
Superliga, raundi 30-të:
E shtunë, 15 mars 2025
18:00 Vllaznia 1-2 Skënderbeu
18:00 Egnatia 1-1 Tirana
E diel, 16 mars 2025
15:00 Bylis 0-0 Laçi
18:00 Partizani 0-0 Teuta
18:00 AF Elbasani 1-1 Dinamo
Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Befason Sylvinho, afron në Kombëtare tre futbollistët e Superligës! Bashkohen të hënën në grumbullim
16 Mars, 21:19
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij
16 Mars, 11:02
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
Qendër multifunksionale dhe plan konservimi për Bylisin! Marrëveshje mes Agjencisë Italiane e Institutit Arkeologjik
12 Mars, 15:50
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të
7 Mars, 08:37