MONTREAL - Klipi i shumë përfolur që hapi panik nëpër media e njerëz, ishte thjesht test për studentët për të provuar njohuritë e tyre në realizim e klipeve.
Afro 17 mijë njerëz për 3 ditë, kanë parë videon e shpërndarë në të gjitha rrjetet online dhe janë shokuar nga kjo dukuri e rrallë.
Por në fund vjen përgënjeshtrimi, duke qetësuar njerëzit dhe duke vlerësuar studentët për idenë e realizimin më të mirë të një videoje të montuar. Pati zëra nëse ishte reale apo e montuar, por të gjithë e besuan. Kjo gjë bëri që studentët të kalonin diplomën me vlerësim maksimal për një klip të arrirë. Suzanne Guevremont, pedagogia e tyre pohon, - “ Ideja e tyre, ishte që një gjë të pabesueshme ta bënin të besueshme. Ata e morën si sfidë dhe ia arritën”
Realizimi i videos u arrit për 7 javë me animim 3D dhe dizajn dixhital. E vetmja gjë e vërtetë në klip ishin babai dhe fëmija, pas rrëmbimit. Gjithçka tjetër ishte një realizim kompjuterik. Profesoresha pohon, se një sy profesionist do ta kishte dalluar që në fillim.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA