Heqja e statujës së ''Shqiponjës'' në sheshin me të njëjtin emër në hyrje të Tiranës trazoi politikën dhe shkaktoi polemika mes maxhorancës dhe opozitës. Pas disa reagimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Rama foli edhe në "Repolitix" për këtë çështje, duke mbrojtur heqjen e monumentit nga hyrja e Tiranës. Rama tha se i kishte kërkuar edhe më herët kryebashkiakut Erion Veliaj largimin e statujës pasi sipas tij ishte si përdhunim estetik i simblit të shqiptarëve.
Shqiponja petashuqe është bërë për flamuj dy dimensional, për sipërfaqe dy-dimensionale ose për lekun. Por ta marrësh petën e ta vendosësh petën në hapësirë është horror, është përdhunim estetik i simbolit të shqiptarëve. Nuk është shqiponja, është një monument vulgar i gabuar në hyrje të qytetit. Nuk e hoqa unë, unë u gëzova që u hoq. I kam thënë Erion Veliajt, hiqe. Më tregoni një vend normal që ia bën vetes këtë gjë. Bëjnë patriotin, mbrojnë shqiponjën medemek.
Edi Rama, kryeministër
Lajmi kryesor: