MONTREAL - Një shqiponjë e madhe përpiqet të rrëmbejë me kthetrat e saj një fëmijë, si të ishte “preja” e saj, për të fluturuar më pas lart. Videoja e pabesueshme është hedhur në youtube dhe po bën xhiron e botës. Ngjarja është shënuar në një park të Montrealit në Kanada. Fëmija ishte ulur në lëndinë dhe në një moment gati sa nuk është bërë “preja” e shqiponjës, shpendit më të madh në Amerikën e Veriut.
Videoja tregon prindërit që shikojnë të tmerruar teksa shpendi grabitqar, një ndër shpendët më të rrezikshëm në botë, rrëmben fëmijën dhe e ngre lart rreth një metër nga toka. Më pas pamjet tregojnë se shqiponja e lëshon fëmijën mbi bar, disa metra më tutje. Emri i fëmijës dhe mosha nuk bëhen të ditura por nga pamjet duket i moshës rreth 1-2 vjeç .
Pamjet janë filmuar nga një person i cili flet frëngjisht dhe më pas vrapon tek fëmija i cili nis të qajë, por duket se nuk është lënduar seriozisht.
"Një shqiponjë e artë që përpiqet të rrëmbejë një fëmijë në Montreal! Po sikur të largohej me të?! - shkruhet poshtë videos së publikuar nga MrNuclearCat.
Videoja po mer shumë vizita në internet dhe po shpërndahet me shpejtësi në Twitter dhe rrjetet shoqërore.
/Shqiptarja.com