Shqiptarët mund të jetojnë deri në
67 vjet pa u prekur nga sëmundjet

Shqiptarët mund të jetojnë deri në<br />67 vjet pa u prekur nga sëmundjet
Publikohet strategjia e re për shëndetësinë 2016-2020. Kjo strategji synon që të zbulojë se ku janë promblemet në popullatë, ku mes tyre përfshihet edhe sëmundëshmëria e femrave dhe meshkujve, apo vdekshmëria e foshnjave. Në dekadat e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të jetëgjatësisë per të dy gjinitë në Shqipëri. Jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 20133 ishte 76.0 vjet per meshkujt dhe 80.3 vjet për femrat.

Dallimi mashkull-femër në jetëgjatësinë mund te jete i ndikuar nga dallimet ne rreziqet që lidhen kryesisht me pirjen e duhanit, konsumi i alkoolit dhe aksidentet e trafikut rrugor . Vlerësimet e fundit mbi jetëgjatësinë e shëndetshme për Shqipërinë tregojnë se, mesatarisht, meshkujt priten të jetojnë 62.5 vjet në një gjendje shëndetësore optimale (dmth, pa sëmundje dhe me një cilësi të arsyeshme të jetës) ndersa femrat shqiptare në 67 vjet. Sipas INSTAT, vdekshmëria foshnjore (për 1,000 lindje të gjalla) në Shqipëri ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit në të dy gjinitë.

Kështu, per meshkujt ajo ka rënë nga 16.3 (në vitin 2004) në 9.2 (në vitin 2013), ndersa per femrat, vdekshmëria foshnjore ka rënë nga 13.6 (në vitin 2004) në 6.5 (në vitin 2013). Vdekshmëria neonatale gjithashtu ka rënë, por pesha e saj në kuadër të vdekshmërisë foshnjore është rritur gjatë viteve nga 48% në vitin 1990 në 54% në vitin 2013. Vdekshmëria e fëmijëve ka rënë në një shkallë më të madhe se vdekshmëria foshnjore në dekadën e fundit (nga 20.7 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në vitin 2002 në 8.4 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në vitin 2013).

Vdekshmëria amtare (vdekje për 100,000 lindje të gjalla) në Shqipëri ka rënë nga 22.7 në vitin 1990 në 11.8 në vitin 2013. Tendenca në rënie e vdekshmërisë amtare mund të shpjegohet me përmirësimet e rëndësishme në cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe kushteve te jetesës të popullsisë shqiptare, kryesisht për shkak të përmirësimeve në mjediset e fëmijëve nëpërmjet ndërhyrjeve shëndetësore efektive, apo përmirësime të përgjithshme në standardet e jetesës, si dhe një rënie në normat e fertilitetit, rritje të arsimit të nënës, të ardhurat, dhe trendet sekulare.

Shkaqet kryesore të vdekshmërisë amtare përfshijnë gjakderdhjen, infeksione pas lindjes, preeklampsia dhe eklampsia gjatë shtatzënisë, dhe abortet e pasigurta.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit