TIRANE- Turqia lajmëroi Shqipërinë që para një viti se bashkëkombasit tanë po dërgoheshin të manipuluar për Xhihad në Siri, por as arrestimi i turkut që ia krijonte këtë mundësi nuk u ka bërë përshtypje autoriteteve shqiptare të sigurisë. Burime të mirëinformuara pranë agjencive ligjzbatuese thanë për gazetën “Shqiptarja.com”, se marsin e 2013-ës, në Konia të Turqisë u arrestua shtetasi turk Murat Genzeler, si nyja kyçe e dërgimit të shqiptarëve drejt qyteteve kufitare me Sirinë, ku imamët e vetëdeklaruar shqiptarë shfrytëzonin gjendjen ekonomike të atyre që tepër rishtaz ishin bërë besimtarë myslimanë dhe përmes mashtrimit të familjarëve hidheshin në luftë. Nga ana tjetër hedhja në erë në Irak e kamikazit kosovar Blerim Demiri, po krijon drojë për mundësinë e përsëritjes së akteve që cenojnë sigurinë dhe rendin.
Manipulimi dhe mashtrimi i madh
Arrestimi i disa personave pak javë më parë në Tiranë e Librazhd, si dhe shpallja në kërkim e disa të tjerëve, me akuza të rënda, tronditi opinionin publik shqiptar, i cili krejt papritur u përball me një realitet pothuajse të panjohur. Shumëkush e pati të vështirë ta besojë se nga vendi ynë ishin nisur luftëtarë, të cilët në emër të Zotit, luftuan në Siri. Siç njihet edhe fetarisht vajtja në luftë në emër të Zotit është shkalla më e lartë e besimit dhe atë e bëjnë vetëm ata që kanë shpirt krejt të pastër e besim të fortë. Madje edhe në retorikat e dijetarëve të Islamit thuhet unanimisht se që të ketë Xhihad duhet që fillimisht të plotësohen disa kushte.
Ajo që nisi në Siri si luftë ndaj një diktatori, shumë çuditshëm e papritmas u kthye në Xhihad me shumë pikëpyetje. Me përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Siria u kthye në një mishmash të vërtetë ku tashmë luftojnë të paktën 4 grupe: Xhabhat Al Nusra, ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit), Xhejshul Hurr (Ushtria e Lirë Siriane, krahu revolucionar) dhe përballë tyre qëndrojnë forcat e Asadit. Në një situatë të tillë edhe dijetarët më mendjendritur do ta kishin të vështirë të shpreheshin nëse ka apo jo Xhihad në Siri. Por mesa duket për disa pseudo-imamë dhe pseudo-besimtarë në Shqipëri, nuk ka pasur dyshim. Burimet e lartpërmendura shtuan se shumica e të ikurve për Xhihad nuk kanë prindër besimtarë.
Këta “xhihadistë të thekur”, kësisoj kanë anashkaluar me vetëdije një tjetër Xhihad shumë të rëndësishëm që është puna bindëse me prindërit për t’i kthyer në fenë e besimit të drejtë. Shumica u larguan duke u thënë gënjeshtra të lloj-llojshme familjarëve, pa pasur frikë se kështu kanë thyer sërish ligjet e Islamit (leja nga nëna, nijeti i pastër) dhe çfarë është më interesante, pjesa më e madhe e të larguarve për Xhihad, kishin fare pak kohë që ishin integruar në fenë Islame dhe ishin bërë praktikantë të saj.
Në raste të veçanta është shfrytëzuar ose u tentua të shfrytëzohet gjendja e rënduar ekonomike e disa personave dhe nuk është marrë fare parasysh se për të dërguar njerëz për Xhihad nevojitet zemër e pastër dhe besimi tek Zoti e jo një shumë të hollash, e çfarëdo përmase qoftë ajo. Kur filluan të mbërrinin lajmet për të rënët e parë edhe në mjediset e besimtarëve kishte reagime të ndryshme. Për propaganduesit e luftës nuk kishte asnjë dyshim se të rënët ishin dëshmorë në rrugën e Allahut, ndërsa disa të tjerë pëshpërinin me zemër të ndrydhur: “Allahu ua pastë pranuar nijetin (qëllimin), që e shprehur ndryshe do të thotë: “Shpresojmë të jenë nisur me zemër të pastër se përndryshe….”
Turku dhe skema e dërgimit në luftë:
Që këtu e 2 vite më parë, pas sugjestionimit nëpër disa xhami shqiptare, për luftëtarët shqiptarë vinte udhëtimi për në Turqi, ku më pas ata merreshin në duart e facilitatorëve, të cilët bënin të mundur afrimin nëpër qytete apo zona kufitare me Sirinë, për nga ku realizohej edhe ‘hedhja” në front apo në kampet e trajnimit të luftëtarëve shqiptarë. Burime nga organet zyrtare të hetimit, të cilat u shprehën në kushtet e anonimatit, rrëfejnë se kanë qenë autoritetet e vendeve të tranzitit (turke), ato të cilat kanë identifikuar fillimisht numrin në rritje të shqiptarëve, të cilët dërgoheshin në qytetet turke, pranë kufirit me Sirinë dhe e kanë sjellë këtë fakt në vëmendje të autoriteteve shqiptare.
Më pas gjatë vitit 2013 raportime kanë ardhur edhe nga disa shërbime inteligjente të rajonit, të Evropës Perëndimore, e madje edhe nga agjenci të vendeve të Lindjes së Mesme. Një veprim analog me atë të realizuar në Shqipëri, autoritetet turke e kanë kryer në marsin e vitit 2013 ku arrestuan grupin e facilitatorëve që dërgonin luftëtarë në Siri me në krye shtetasin turk, Murat Gezenler. Veprimi krijoi bujë në mediat turke, por asnjë jehonë në Shqipëri.
Për të kuptuar identifikimin e skemës së dërgimit të luftëtarëve në Siri, është me rëndësi të kujtohet historia e suksesshme që ka bashkëpunimi i organeve apo agjencive ligjzbatuese të shtetit shqiptar me shtetet ku xhihadistët kanë kaluar tranzit për në destinacionin final. Nuk mund të pretendohet dhe është jashtë çdo logjike të shëndoshë se organet e sigurisë shqiptare mund ta kenë tepruar me akuzat e tyre ndaj grupit të të arrestuarve, pasi fenomene të tilla rrezikojnë të kthehen në zanafillën e diçkaje më të madhe dhe më të papëlqyeshme.
Kamikazi kosovar, martiri i Europës
Kohët e fundit në mediat ndërkombëtare ka bërë shumë bujë rasti i shtetasit me origjinë shqiptare Blerim Demiraj i cili duke hedhur veten në erë mundësoi vrasjen e mëse 40 civilëve në Irak. E gjitha tregon se kufiri mes luftëtarit të përkushtuar dhe kamikazit është i brishtë dhe mund të kapërcehet fare kollaj. Por edhe në konceptin e strategjisë mbrojtëse kolektive që vendi ynë aplikon prej pesë vitesh tashmë, autoritet shqiptare të sigurisë janë të detyruara të përfaqësohen me së miri duke e thelluar e përmirësuar, bashkëpunimin me vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, në luftën kundër terrorizmit.
Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com