Stina e verës ka sjellë një dyndje të madhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit por edhe turistëve që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet.
Vetëm ditën e djeshme në vend kanë hyrë 3841 shtetas të huaj dhe shqiptarë nga dogana e Kapshticës. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4469 dhe kanë dalë 3330 shtetas të huaj e shqiptarë.
Edhe dy ditë më parë shumë shqiptarë dolën dhe hynë në vendin tonë përmes këtyre dy doganave.
Në këto dy dogana po punohet me sportele të shtuar për të shmangur radhët e gjata.
Komento