Dy shqiptarë me motor të modifikuar, veshur me të zeza dhe me skafandra në kokë janë autorët e tentativës së vrasjes së një politikani italian në Barleta 20 janarin e shkuar. Vetëm dje policia ka përmbyllur hetimet ku vrasja e mbetur në tentativë është një imitim i skenës së atentatit vdekjeprurës së bankerit Artan Santo në qendër të Tiranës. Vrasja dështoi ndërsa porositësja rezulton ish-gruaja e politikanit.

....
Dy shqiptarë me skafandra të zeza në kokë, me motor të modifikuar dhe të armatosur lëvizin nëpër rrugët e qytetit në Barleta të Italisë. 

Dy shqiptarët tashmë të identifikuar si vrasës me pagesë dhe të arrestuar, sipas policisë italiane ishin pjesë e planit për ekzekutimin e politikanit lokal Pasquale Ventura.

Atentati ndaj Venturës u bë më 20 janar të këtij viti, ndërsa fatmirësisht ai mundi të shpëtojë dhe tashmë në pranga për këtë krim është dhe ish bashkëshortja e tij e cila kish kontraktuar dy shqiptarët për vrasjen.

atentati

Në pranga kanë rënë Igli Kamberi 29 vjeç dhe Artan Belliu 53 vjeç, të cilët morën 30 mijë euro për vrasjen e këshilltarit lokal në komunën e Barletës, vrasje që do kryhej në bashkëpunim me dy italianët Giacomo Lannote dhe Francesco Sibilano.

Nga hetimet ka rezultuar se më 20 janar 29-vjeçari shqiptar Kamberi ka drejtuar motrrin dhe italiani Lannote ka qëlluar disa herë me pistoletë ndaj Venturës.

A1Report ka mësuar se policia italian ka kërkuar informacion urgjent nga pala shqiptare për Balliun dhe Kamberin, si dhe për të shkuarën e tyre nëse kanë pasur apo jo veprimtari kriminale.

atentati

Nga ky plan duket se atentatorët e politikanit italian, kanë imituar skenën e vrasjes së bankierit Artan Santo në qendër të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 2014-ës.

Për atentatin mafioz ku i vdekur mbeti Santo, zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda Ardian Çipa është shprehur se hetimet janë intensifikuar dhe do të sjellin rezultate konkrete.

atentati

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)