Makinat elektrike po fitojnë terren me shpejtësi në Shqipëri duke treguar se shqiptarët po orientohen jo vetëm drejt kursimit, por edhe drejt metodave të transportit më miqësore me mjedisin. Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026, janë regjistruar 1,712 mjete plotësisht elektrike për herë të parë në vend.

Shifrat u bënë të ditura nga  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ato tregojnë  një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky trend pozitiv tregon një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi  këtyre automjeteve. Përveç kostove të ulëta të mirëmbajtjes, ato ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe të emetimit të gazrave të karbonit.

Sa makina janë në qarkullim në Shqipëri?

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura, sipas të dhënave të revistws Monitor.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë regjistruar për herë të parë 14 mijë mjete të tjera (jo elektrike), me një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndonëse blerjet e mjeteve elektrike janë në rritje, vijojnë të dominojnë ato me naftë, që përbënin 52% të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në janar e shkurt.

Ku i blejnë shqiptarët makinat e tyre?

Të dhënat e  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të përpunuara nga revista Monitor tregojnë se konsumatorët shqiptarë po I largohen tregjeve tradicionale, Italia dhe Gjermania që kulmonin deri në vitin 2023, dhe  blejnë automjete nga vendet e largëta të Azisë. 

Në vitin 2024, Korea e Jugut dërgoi numrin më të lartë të makinave në vendin tonë, gati 20% të totalit. Këtë pozicion, thotë Monitor, e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Vrapi drejt Koresë erdhi sepse  ky shtet ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Një tjetër shtet nga i cili shqiptarët kanë blerë më shumë automjete është Kina.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për periudhën janar-shkurt u regjistruan gjithsej 2253 mjete nga Kina, ose rreth 16% e totalit. Për krahasim, për gjithë vitin 2025 ishin regjistruar 9126 mjete nga Kina (e katërta pas Koresë, Gjermanisë e Italisë), ose 9.2% e totalit.

Rritja e blerjeve nga Kina lidhet kryesisht me orientimin drejt makinave elektrike, që jo vetëm që vijnë me çmime më të lira sesa po ti blesh në Europë, por kanë dhe një kursim të lartë në raport me mjetet me naftë e benzinë.

Koreja e Jugut vijon të ruajë vendin e parë, duke rritur dominimin, me 3526 mjete, ose 25% e totalit. E dyta është Kina, e ndjekur nga Gjermania (1940) dhe Italia (1822).

 

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?