Shqiptarët janë bërë të gjithë bashkë!
Në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mbërritur dhjetëra mesazhe të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, por edhe jashtë vendit të cilët janë solidarizuar me familjarët e viktimave dhe kanë vënë hapur dyert e shtëpive të tyre për t'i strehuar.
Për të gjithë ato banorët, që këto orë të para të së mërkurës të mos i gjejnë në qiell të hapur.
Ato kanë lënë në dispozicion numrat e kontaktit.
"Mirëmbrëma ndaj nga lotët dhe dhimbjet për shqiptarët të lënduar nga tërmeti. Jam një emigrant nga Italia, dua të bëj pjesë për t'ju ardhur në ndihmë ndonjë familjeje edhe për strehim deri sa shteti t'i sistemoj. Me shpirt i ndihmoj të gjithë, por mundësia aq është. Numri im i telefonit 00393270651994 Alban Bici
Jam nga Kosova. Kam një shtëpi në Kosovë dhe një në Shqipëri, në Mal të Robit. I kam për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë në këto momente. Ky është numri im i telefonit +41766886889", janë disa nga numërat e telefonit të vënë në dispozicion nga shqiptarët kudo ndodhur.