Mes emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur Britaninë e Madhe ka edhe disa shqiptarë.
Një foto e postuar së fundmi në rrjetet sociale tregon dy të rinj shqiptarë që pozojnë me disa refugjatë afrikanë.
Në foto, dy djemtë shqiptarë shfaqen duke bërë me duar shqiponjën e flamurit, të shoqëruar në këtë nismë nga bashkëmoshatarët afrikanë, që duket se nuk e kanë pasur fare problem të vendosnin duart në formën e duhur.
Emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin ndodhen aktualisht në lokalitetin Kalais të Francës, ku ka një prani tejet të rritur të forcave të sigurisë, për të penguar kalimin e kufirit.
Megjithatë, fundjavën e kaluar pati jehonë nisma e një refugjati sudanez, që përshkoi në këmbë të gjithë kanalin pa u vënë re nga rojet, por që u zbulua dhe u kap prej tyre kur mbërriti në anën tjetër. /Marrë nga “Top Channel”/
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com