VIDEO/ Rama pritet nga mijëra shqiptarë të Italisë me flamuj kuqezi! Takimi kalon pritshmëritë, qytetarë jashtë pallatit të sportit e ndjekin eventin me ekrane

Një festë shqiptarësh në Italinë fqinje, ndërsa nuk munguan emocionet. Një takim që zgjati rreth 3 orë me muzikë dhe fjalime. Flamujt kuqezi mbushën sallën në pallatin e sportit të mbushur me mijëra, ndërsa mijëra  të tjerë ishin jashtë. 

Ishte paralajmëruar si një tjetër valle kuqezi në Evropë dhe i plotësoi të gjitha pritshmëritë. Mijëra shqiptarë cilët prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali, u mblodhën në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos, në takimin e dytë të Kryeministrit Rama në turin e diasporës.

Një sallë veshur kuq e zi, me motive dhe muzikë shqiptare dhe me përfaqësinë nga të gjitha brezat, nga ato që preken tokën italianë në vitin 90 për t’i shpëtuar komunizmit të brezi i ri i lindur dhe rritur në shtetin fqinj.

Në sallë më shumë se 5000 të pranishëm, ndërsa mijëra të tjerë ishin jashtë pallatit të sportit, që për këtë takim dukej shumë i vogël.  Organizatorët kanë hapur dyert e pallatit të sportit, dhe qindra shqiptarë panë fjalimin e Ramës nëpër ekrane.

I gjithë ky rrugëtim historik, u transmetua përmes një dokumentari, dhe pamjet nga eksodi i viteve ’90 të shndërrimi i Shqipërisë në destinacioin turistik të italianë 34 vite pas, emocionoi jo pak.

Mirënjohja për derën e hapur në momente të vështira, u tregua jo vetëm duke kënduar himnin Italian, por edhe duke valvitur njësoj si flamurin shqiptar edhe atë Italisë fqinje, që sot është shtëpia e tyre prej vitesh.

Shembujt e suksesit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqërinë italiane ishin përballë tyre. 

Italia ishte destinacioni i dytë  pas Athinës, për të vijuar në Londër në datë 2 qershor dhe 16 qershor në Duseldorf të Gjermanisë.


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Tom Doshi në hetim pas konfliktit me dy vëllezërit në Velipojë, debatet për pronën që nga viti 2009

Tom Doshi në hetim pas konfliktit me dy vëllezërit në Velipojë, debatet për pronën që nga viti 2009