'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', zbulohet parcela 10  milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën

'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', zbulohet parcela 10  milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën

Parcelat e kanabisit

GREQI-Pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e hashashit në malet greke. Kështu shkruajnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga hetimet e deritanishme të autoriteteve.

Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.

Për nevojat e kultivimit nga Shqipëria janë shpërngulur edhe punëtorët që paguhen shumë për të jetuar në mal gjatë sezonit të kultivimit.

Një grup i madh është kapur në Larisa dje në plantacionin e tyre përveç 2193 bimëve, u kapën edhe 22 kilogramë hashash në tufa, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

Duke pasur parasysh numrin e bimëve autorët do të kishin korrur rreth 5 ton hashash, me vlerë 10 milionë euro, përmasa që nga njëra anë konfirmon fitimet e mëdha nga tregtia e substancave të varësisë dhe nga ana tjetër lejon edhe pagesat ‘në ar’ të punëtorëve në mal.

Vlen të theksohet se në banesën e një 30-vjeçari të arrestuar, në një fshat të komunës së Kilelerit, u gjetën dhe u konfiskuan tre pasaporta të shtetasve shqiptarë.

Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa kanë marrë një shpërblim në të holla prej 30 mijë eurosh, ndërsa me të korrat në formë bonusi do të merrnin edhe 10 kilogramë hashash, të cilin do ta dispononin.

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët e organizonin jetesën e tyre, pasi do t'u duhet të qëndrojnë me muaj në mal.

Kështu ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, blejnë  mallra bujqësore (plehra, ujitje me pika, etj.), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë, ndërsa të veçanta janë masat paraprake, kryesisht me anë të vëzhgimit nga ajri, pasi zonat e të mbjella, për shkak të pozicionit të pakalueshëm, është e pamundur t'i afrohesh në këmbë, pasi rruga më e afërt rurale ose pyjore është me orë të tëra në këmbë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla