Shqiptarët-Një, ‘çibani’ Berisha i braktisur, dhe ‘paketimet’ e tij

Shqiptarët-Një, ‘çibani’ Berisha i braktisur, dhe ‘paketimet’ e tij

Sali Berisha në Vlorë, 28 nentor 2023 dhe festimet në paradë

Shqiptarët janë mbledhur të gjithë bashkë në vendin amë. Kanë vërshuar nga të gjitha trevat dhe vendet ku jetojnë dhe punojnë, që nga SHBA, Britani a e deri tek Australia. U kanë ‘dhënë’ këmbëve për të mbërritur në Vlorën e Pavarësisë, aty ku 111 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin, duke shpallur mëvetësinë e Shqipërisë dhe hedhur themelet e shtetit shqiptar.

Kanë ardhur nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi dhe nga Presheva e Bujanoci, vetëm e vetëm për të qënë në ditën e pavarësisë së vendit në Vlorë si dhe për të marrë pjesë në paradën e organizuar në Tiranë. Të shoqëruar dhe nga 150 hrupet e pjesëmarrësve që parakaluan këtë 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Jemi një”! Kjo ishte motoja që ka përcjellë gjithë ky organizim i përbashkët, përmes të cilit shqiptarët manifestuan dort se sot gjenden më mirë se kurrë në historinë e tyre, gjenden të bashkuar më shumë se kurrë.

Dhe kanë të drejtë që të krenohen shqiptarët. Shqipëria gjendet në një pikë të lartë ku s’ka qënë kurrë ndonjëherë dhe kjo falë kontributit të të gjithë brezave, veçanërisht në dekadën e fundit, duke u renditur me dinjitet në mes të kombeve të tjera. Ku turizmi këtë verë mbetet ‘qershia mbi tortë’, duke tërhequr miliona pushues nga e gjithë bota dhe detyruar dhe Italinë përballë, ‘çizmja’ e të cilës laget nga të tre anët me det, të vërshojnë drejt Shqipërisë, të joshur nga bukuritë natyrore, siguria, mikpritja dhe shërbimi fantastik. Por dhe me çmimet me këmbë në tokë.

Me një përfaqësim dinjitoz që nga diplomacia, marrja e përgjegjësive nga presidenca e OSBE dhe e OKB, e deri tek kthimi në një ‘trend’ i finaleve sportive futbollistike, ku dhe organizmat e futbollit i kanë kthyer sytë nga Shqipëria për organizimin e finaleve, për shkak të sigurisë dhe të nivelit të lartë të shërbimit që ofron në linjën futbollistike. Ndërsa vetë kombëtarja shqiptare e futbollit, pas atij udhëtimi fantastik në eleminatoret e euro 2024 në Gjermani, gëzoi shqiptarët në të gjitha trevat dhe ku jetojnë në të gjithë globin.

Pra shqiptarët ndjehen krenarë kudo ndodhen për gjithçka që është arritur në dheun amë, dhe kjo reflektohet dhe tek ata që jetojnë në hapësirën ballkanike, ku shndrit Kosova me pavarësinë e saj dhe nisjen e konsolidimit të shtetit më të ri në Evropë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që kanë fituar gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, kanë marrë postet drejtuese në këtë vend, që nga zv.kryeministri, kreu i Parlamentit, Ministër Mbrojtje apo të Jashtëm, e deri tek ministritë e tjera dhe qeverisja në nivel vendor.

Shqiptarët janë të përfaqësuar dhe në Malin e Zi. Për herë të parë në historinë e këtij shteti një kryeministër ishte shqiptar, dhe shqiptar dinjitoz si Dritan Abazoviç. Por dhe tani janë të përfaqësuar shqiptarët në qeverinë e re. Kanë dhe drejtimin e bashkive kryesore në vend. Pra kanë arritur të pikën më të lartë të përfaqësimit në hierarkinë qeverisëse të këtij vendi.

Na nderojnë në botën artistike, të shkencës e artit, që nga Rita Ora, Dua Lipa, Ermonela Jaho që nuk lënë rast pa përmendur shqiptarinë, e deri tek Mira Murati tek kompania më e madhe e Inteligjencës Artificiale. Pra ndjehemi të përfaqësuar kudo dhe kurdo, në të gjitha nivelet e larta të diplomacisë, artit, kulturës, shkencës. Të përfaqësuar dhe në diasporë dhe me gjuhën shqipe që po fiton ‘territor’ kudo hap pas hapi.

Ndjehemi krenarë dhe kjo u shfaq dhe ditën e sotme në Vlorë dhe në Tiranë, të gjithë bashkë, pa asnjë mëdyshje, që nga presidenti bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama e deri tek kryeministri i Kosovës Albin Kurtit e përfaqësues nga tërë hapësira mbarëshqiptare në rajon dhe më gjërë. 28 nëntori bashkoi njerëzit, është festa e kombit tonë.

Por fatkeqësisht, demokratët shqiptarët nuk ndjehen të përfaqësuar. Madje që nga viti i largët 1991 festojnë vetëm festën e Flamurit, shpalljen e Pavarësisë. Pa pjesën tjetër të kombit, si kur ishte në pushtet ashtu dhe në opozitë. Ka gjetur mundësinë që të veçohen nga të tjerët, jo për 28 nëntorin, shpalljen e pavarësisë por për largimin e gjermanit të fundit nga Shqipëria. Atij gjermani, që me të drejtë shkodranët me humorin e tyre të hollë i atribuojnë mbajtjen e çelësave të prefekturës dhe që u sorollat një ditë për të gjetur dikë që t’ia dorëzojë. Pas po iknin në Berlin.

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, përkundër asaj që ka bërë për 25 vite kur ishte anëtar dhe sekretar i devotshëm i PPSH, e ka bindur veten se gjermani i fundit ka ikur më 28 nëntor, ndërkohë që sipas dokumenteve është larguar nga kufiri shqiptar më 29 nëntor. Po Berisha beson të vërtetat e veta dhe për 32 vite me radhë ka festuar 28 nëntorin pa kundërshtarët politikë, si në pushtet ashtu dhe në opozitë.

Ishte vërtetë e mjerueshme dita e sotme, teksa shihnim Berishën 80 vjeçar, tashmë të rikthyer në politikën aktive pas një qëndrimi 10 vjeçar në prapaskenën e drejtimit të PD, ishte dhe është Lulzim Basha kryetar i PD zyrtare, duke e ndarë në dy pjesë këtë parti dhe duke marrë marrë drejtimin e grupimit më të madh të demokratëve e themeluar “Foltoren”, i cili vajti në Vlorë vetëm. Në vend që 28 nëntori të bashkonte të majtë, të djathtë, gjasme të majtë dhe gjasme të djathtë. Pasi reflekton bashkim integritet dhe paqe në këtë vend. Reflekton dhe vetë shoqërinë, shqiptarët e thjeshtë të cilët ndjehen “Një”. Me gjithë zemër ndjehen të tillë.

Por Berisha ka hall tani, me partnerët ndërkombëtarë, SHBA, Britaninë por dhe BE që e kanë shpallur ‘non grata” dhe që e konsiderojnë si të tillë. Madje dhe liderët e rajonit, qofshin këta dhe shqiptarë, të cilët vijnë dhe ikin dhe askush nuk i jep as dorën. Jo më ta takojë dhe të diskutojë ndonjë hall shqiptarie me të, apo dhe t’i marrë mendim si politikan veteran që është. Berisha siç duket ka qënë gjithnjë në hall, teksa është shfaqur në versionin ‘asocial’ në çdo rast në raport me kundërshtarët politikë dhe ata që nuk mendojnë sikurse ai. Të cilët i ka kundërshtarë në luftën për pushtet dhe jo në ditën e emrit të kombit shqiptar, 28 nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Jo vetëm që ishte i vetmuar sot në Vlorë, teksa ka bërë homazhe para monumentit të Pavarësisë pas pritjes së gjatë që bëri derisa mbaruan homazhet zyrtare me prezencën e krerëve të politikë të Shqipërisë, Kosovës dhe tërë hapësirës mbarë shqiptare, por dhe humbi ekuilibrin, ndoshta për shkak të moshës dhe halleve që ka me drejtësinë familjarisht, duke mos ditur nga të shkojë pas ‘përkuljes’ që bëri në shenjë nderimi për Ismail Qemalin.

Dhe si për ta kompensuar, duke mos dallë kurrë nga ‘habitati’ i tij, Berisha nuk pyeti për këtë festë të madhe, ku ka përshëndetje dhe festime, por gjeti momentin që në të vetmin rast që iu drejtuan kamerat, të sulmojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Duke e quajtur si njeriun e Beogradit, dhe duke paralajmëruar me mendjen e tij se vitin e ardhshëm nuk do të jetë në këto festime, nuk do të jetë as në Tiranë madje.

Për gazetarët tha se ndodhej aty për t’u betuar tek varri i Ismail Bej Vlorës se do të largonte Edi Ramën. “Unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky, kombi s’ka pasur ndonjëherë në histori. Dhe ky është një zotim solemn përpara babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç”, kërcënoi Berisha. I cili për hir të së vërtetës ishte i braktisur nga shqiptarët. Dhe jo vetëm sot, por ka kohë dhe mote!

Një paralajmërim të tillë e dha pikërisht Berisha, njeriu i cili i ka shërbyer me devotshmëri Beogradit, nuk dimë saktë për shkak se e ka gruan me prejardhje serbe apo sepse ia kanë zënë ‘kokën me derë’, që nga koha kur e kanë rekrutuar si agjent të UDB. Akuzat Azem Hajdarit, Spartak Brahos e deri të Taulant Ballës ende nuk i ka përgënjeshtruar Berisha. Themi se i ka shërbyer sepse theu embargon e naftës dhe armëve të OKB për t’i shërbyer Milosheviçit dhe furnizuar makinën ushtarake serbe me karburant që të kryente masakra në tërë territorin e ish Jugosllavisë. Dhe në Kosovë.

Ka dokumente për këtë. Ka dhe përndjekje të ish luftëtarëve të UÇK, që nga heroi legjendar Adem Jashari e deri tek Hashim Thaçi. Dhe mohim të luftës së UÇK, kontribut me familjen e tij për të furnizuar makinerinë e propagandës serbe me akuza për trafik organesh ndaj luftëtarëve të UÇK. Janë të shkruara këto, e zeza mbi të bardhë. Raporti i Dick Marty pikërisht me këto të dhëna është mbushur. E ka pranuar vetë ai, u furnizua nga serrbët me këto ‘fakte’, prej të cilave Hashim Thaçi dhe ish komandantët e UÇK janë në Hagë për krime lufte. Me pa të drejtë.

Berisha ka dhe bëma të tjera më pas, por po ndalemi tek kërcënimi “paketim” që i bëri dhe sot Ramës. Është një terminologji që në gjuhën shqiptare përdoret për ‘të hequr qafe’ një njeri. Kështu e ka kuptimin dhe Berisha me sa duket, tashmë në pleqërinë e thellë mendon të përvetësojë dhe disa nga terminologjitë e kriminelëve. Pasi dhe “paketuesi’ i municioneve kineze të të birit Shkelzen në Gërdec, Kosta Trebicka u ‘paketua’ në pllajën e Korçës ku kishte dalë për ‘gjueti’ dhe humbi jetën në një ‘aksident automobilistik’. Kishte akuzuar Shkelzenin publikisht, madje kishte folur dhe në organet ligjzbatuese amerikane për këtë. Dhe kërcënimet Trebickës para se të vdiste kështu i vinin nga numra telefoni anonim: Mbyll gojën se do të të “paketojmë”.

Kështu ka kërcënuar Berisha para dhe pas 21 janarit 2011 dhe Edi Ramën, me “paketim”. Kështu u ‘paketuan” nga Garda e Republikës me urdhër të tij dhe 4 demonstruesit e vrarë më 21 janar. Kështu iu tha dhe sot Ramës që nga Vlora, nga ana e Berishës: Do të të ‘paketojmë”. Megjithëse Berisha është në pleqërinë e thellë, me një këmbë në qeli për shkak të zullumeve të shumta gjatë qeverisjes së tij, bashkë me gjithë familjen, kërcënon me ‘paketim’ kundërshtarin politik. Vesi del me shpirtin thonë, pavarësisht takatit.

Pra Berisha dhe këtë 28 nëntor Pavarësie tregoi se është një “çiban” në trupin e kombit shqiptar. Që sot ishte më i bashkuar se kurrë. Fat është se ‘çibani’ i Berishës sot nuk i shkakton asnjë traumë kombit. Flasim për trauma nga ato që di dhe shkakton Berisha, si vjedhja e votës, tragjedia e marsit ’97, afera e Rrugës së Kombit, afera CEZ-DIA, afera e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”, apo vrasja e 4 demonstruesve në Bulevard. Këto janë maskarallëqe për të cilat do të jepet llogari para drejtësisë, dhe jo për t’u bërë ripërsëritje. Por ama, një gjë po e ‘bën mirë’ Berisha: Ka shkatërruar PD-në dhe opozitën dhe po e mban peng të halleve të tij. Që i ka kthyer në halle të opozitës. Deri sa të japë frymën e fundit sikurse e tregojnë bathët./Java.al

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lejlek: 29/11/2023 08:48

    Në gojën e një lideri ditën e festave mbarëkombëtare është jo vetëm e pa denjë, por edhe e ulët.Ligjërisht e dënueshme kur i drejtohet një personi juridik aq më tepër kryeministrit, ndaj këtij kërcënimi organet kompetente duhet të veprojnë....

    Përgjigju
  • Bani: 29/11/2023 01:12

    Tane mbasi mbaron pushteti perfundojne si lecka.

    Përgjigju
    • Argita: 29/11/2023 02:53

      Po’ mor Sale psikopati qe jo vetem do e “largosh “Ramen po nuk e lenke as ne Tirane se eshte prona jote e ke sjelle nga vicitoli apo ta ka lene trashegim Sheqerja?????!!!!!!!!Merr nje pale dylbi per te pare pushtetin Ne situaten qe te ,nese ke 1% gram tru rri ne shtepi e prit vendimim, megjithse shumica e popullit ta ka dhene. denimin te ndjekin vetem ata qe kane perfituar e jane trushpelare ????????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë