Shqiptari Burim Jusufi, kërcimtari
kryesor në turin e Rihannës

Shqiptari Burim Jusufi, kërcimtari<br />kryesor në turin e Rihannës
Shqiptarët kanë arritur të tregojnë gjithnjë aftësitë e tyre jashtë vendit. Një ndër to është edhe djaloshi nga Shkupi i rritur në Zvicër, Burim Jusufi, i cili ka qenë kërcimtari kryesor gjatë turit në Australi të këngëtares Rihanna.

Ai është përzgjedhur në vitin 2011 mes 600 kërcimtarëve të tjerë duke u shpallur kështu kërcimtari zyrtar i këngëtares nga ishujt Barbados. I pyetur nga mediat kosovare për ndjesinë e të kërcyerit me një arstiste të kalibrit të Rihannës, Jusufi është shprehur:



“Të kërceja për Rihannë-n ishte një eksperiencë që do të mbetet gjatë ne kujtesën time, sepse ajo është ndër artistet më të mëdha botërore. Ishte një ndjenjë madhështore të jesh në skenë të tillë dhe me një yll botëror. Ajo për mua ishte dëshmia që më tregoj që jam duke përparuar shumë si kërcimtar,”-ka thënë kërcimtari.



(Kërcimtari Burim Jusufi)

Gjithashtu Jusufi e ka vazhduar karrierën e tij të suksseshme duke nënshkruar një kontratë vjetore me “Cirque du Soleil” në Las Vegas.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron