Gramoz Prifti mund të cilësohet një hero për banorët e Brescias në Itali. Shqiptari 42-vjeçar arriti t’i shpëtojë jetën një gruaje italiane, e cila kishte rënë në një gropë me ujë të thellë rreth 2 metra. 

Prifti, babai i dy fëmijëve po punonte në ambientet e spitalit civil të Brescias, dhe në momentin kur dëgjon ulërimat e gruas, nuk u mendua dy herë, por zbriti me anë të një shkalle duke i shpëtuar edhe jetën asaj. 

Të pranishmit në vend, pasi panë të gjithë ngjarjen dhe rrëzimin e gruas, lajmëruan menjëherë urgjencën.

Por duke gjykuar nga gjendja e gruas dhe paniku që e kishte kapluar, punëtori me origjinë shqiptare, gjykoi më të arsyeshme ndërhyrjen e menjëhershme.

Pasi morinjë shkallë, ai zbret në gropë dhe bëri kështu të mundur edhe shpëtimin e gruas italiane.

Pas këtij akti, Gramoz Prifti deklaroi se: “Nuk mund të veproja ndryshe, pasi e pashë mendova menjëherë për familjen time dhe personave të mi të dashur, duke u nisur nga kjo, vendosa të mos humb kohe dhe të ndërhyja për ta nxjerrë nga ajo gropë”.

shqiptari

shqiptari

shqiptari

Redaksia Online
(b.m/Shqiptarja.com)