ITALI - Valentin Frrokaj, shqiptari i cili kishte mundur të arratisjes nga një burg në Itali, gjeti vdekjen në një provinë të Milanos në shtetin fqinj, pasi tentoi të hynte në një banesë për të vjedhur.

( Në foto viktima Valentin Frrokaj )
37-vjeçari u qëllua për vdekje më armë nga pronari i shtëpisë, një biznesmen bizhuterish i identifikuar nga mediat italiane si Rudolfo Corazzo.

( Në foto Rudolfo Corazzo shtestasi italian që qëlloi mbi Frrokajn )
Ngjarja është bërë publike nga mediat vendase, të cilat thonë se i riu shqiptar Valentin Frrokaj ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane, pasi ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin për vrasjen e një tjetër shqiptari.

( Në foto viktima Valentin Frrokaj kur u arratis nga burgu )
Policia italiane e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje, dyshon se Frrokaj ka pasur edhe dy bashkëpunëtorë të tjetër në grabitje, por ata kanë mundur të largohen sapo pronari i banesës ka qëlluar me armë.

Vetëm pak kohë më parë një tjetër i ri shqiptar u vra në Itali, pasi tentoi të grabiste një banesë. Ngjarje ngjalli shumë polemika dhe drejtësia e shtetit fqinj ka nisur hetimet, me dyshimet se shqiptari u vra nga pensionisti italian në shkallët e jashtme të shtëpisë, ku nuk dihej ende nëse kishte qëllim grabitjen apo jo. Familjarët e të ndjerit vijojnë që të kërkojnë drejtësi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO