ITALI-Tre persona kanë humbur jetën, pasi makina e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar.
 
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës 40 km në veri të Barit, ndërsa shqiptari që e shkaktoi është Alensio Serjani, lindur nëPuglia.
 
Mësohet se shqiptari bashkë me shokun e tij udhëtonin me një "Fiat Stilo" dhe kanë përplasur një mjet tip "Toyota" ku ndodheshin 3 italianë, 2 gra dhe një burrë.
 
Pas përplasjes mjeti "Toyota" është përfshirë nga flakët e për pasojë tre personat që ndodheshin në të janë karbonizuar, teksa janë nxjerrë më vonë nga forcat zjarrfikëse.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa 22-vjeçari shqiptar ndodhet me masë arresti në spital. 


Shkaktoi aksidentin me 3 viktima në Itali, shqiptari "mbidozë alkooli"

I riu shqiptarë, Alesio Serjani, i cili shkaktoi aksidentin e mbrëmshme në Itali, nga ku mbetën të vrarë tre persona, akuzohet tashmë për “Vrasje e shumfishtë në rrugë”.

Sipas gazetës Italiane “La Republica”, i riu kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli, gati tre herë më shumë se sa limiti i vendosur.

Prokurorja e çështjes, Mirella Conticelli, ka nisur hetimet rreth ngjarjes, ndërsa kryetari i komunës Bisceglie, vendosi të shpallë ditë zie, ditën e varimit të viktimave.

22-vjecari shqiptar Alensio Serjani, i lindur në Barletta, nga prindër shqiptarë ishte rezidentë prej kohësh në Itali dhe me profesion ishte ishte instruktor tenisi.

Ai ishte nën shoqërinë e moshatarëve të tij, dhe mësohet se po ecnin me shpejtësi të lartë me një mjet tip Fiat Stilo, kur janë përplasur me një Aygo Toyota e cila menjëherë mori zjarr.

Brenda saj po udhëtonin tre persona, të cilët kanë mbetur të vdekur.

Shqiptari dhe miku menjëherë pas aksidentit kanë lëvizur larg, ndoshta të frikësuar: ata  janë gjetur pesëqind metra larg nga vendi i ngjarjes.


dy.b/shqiptarja.com