Një shqiptar i dënuar me 12 vite burg për vrasje, është arrestuar nga Guardia di Finanza në Piacenza të Italisë.

I arrestuari është Altin Merhori, 42 vjeç, i cili mësohet se jetonte prej vitesh në qytetin italian, ku punonte si shofer kamioni për një kompani. Në vitin 2004 ai ka vrarë një bashkëatdhetar në Milano, ndërsa pas vrasjes ka fshehur edhe trupin e viktimës. 

Ai u ndalua nga policia gjatë një kontrolli por dokumentet e falsifikuara bënë që indentifikimi i tij të bëhej vetëm përmes shenjave të gishtërinjve, të cilat treguan identitetin e tij të vërtetë.

Menjeherë autoritetet bastisën banesën e shqiptarit, ku gjetën 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë.

42-vjeçarit shqiptar iu gjetën dhe një sërë mallrash të vjedhura që arrinin vlerën dhjetëra mijëra euro. Karabinierët gjithashtu sekuestruan dhe 2 pistoleta, 150 fishekë, 5 xhaketa antiplumb, patentë dhe pasaporta false si dhe një mjet për leximin e kartave të kreditit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com