RODOS - Një shqiptar kërkon 2 milionë euro dëmshpërblim nga shteti grek. Siç njoftojnë mediet e shtetit fqinj, shqiptari me iniciale J.K pretendon se u dënua padrejtësisht për drogë. J.K u kap në vitin 2005 për trafik kokainë me 3 austriakë.
 
Policia në Rodos verifikoi shumën e 18 mijë eurove, të cilat u dyshuan se vinin nga biznesi i kokainës. Austriakët thanë se i kishin marrë 18 mijë euro hua shqiptarit, kurse bashkëkombasi pretendonte se ua dha austriakëve paratë që të investonin në bizsnesin e tij të ndërtimit, ku punon që prej vitit 1993 në Rodos.
 
Në një lokal u gjet një kg kokainë që pretendohej se ishte trafikuar prej këtyre 4 personave. Në vitin 2006, një vit pasi u arrestua, shqiptari J.K, u la i lirë dhe që në ato ai ai kërkoi 937 mijë euro dëmshpërblim për burgim të padrejtë dhe humbjet e pësuara nga veprimet abuzive dhe të paligjshme të institucioneve, si dhe shumën prej 1.000.000 euro në kompensim financiar për të rivendosur dëmin e pësuar.
 
Ndërkaq, para pak orësh, me vendimin me nr 45, Gjykata Administrative e Rodosit, shkarkoi 3 anëtarë të saj për parregullsi gjatë gjykimit, ndërsa procesi gjyqësore është ende në vijim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)