TIRANE- Shqiptari Arben Zogu, krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës, i ka dërguar një mesazh kërcënues një gazetari të njohur Italian. Ai e paralajmëronte të kishte kujdes, kur shkruante artikuj, ku përmendtte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”. Zogu, u arrestua para 2 javësh, bashkë me disa shqiptarë të tjerë, si njerëzit përgjegjës për frikësimet e të pabindurve.
Një shqiptar, i arrestuar si “ndëshkues” për llogari të klanit të kazalezëve të Kamorrës, një prej organizatave të famëkeqe mafioze, ka kërcënuar me jetë, me anën e një personazhi anonim, një prej gazetarëve më të njohur dhe njëkohësisht më të kërcënuar në Itali. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Lirio Abbate, të cilit kësaj radhe nuk i kanoset ndonjë rrezik as nga mafia siçiliane apo Ndrageta, siç i kishte ndodhur në të kaluarën, por e keqja i kishte ardhur nga Arben Zogu, i njohur ndryshe si “Riccardino”, ose “Ricky”, ose “l’albanese (shqiptari)”.
Zogu u kap para pak ditësh në Romë, bashkë me Orial Kolajn, boksierin kampion dhe me Petrit Bardhin, si treshja e shqiptarëve që ndëshkonte ata pronarë që nuk pranonin të instalonin lojëra fati në pronat e tyre, për llogari të kazalezëve të Kamorrës (klani që numëron 650 vrasje në 20 vjet. Prej 6 vitesh Lirio Abate ndodhet 24 orë në ruajtje prej karabinierëve, ndërsa ai që “çmendi” Zogun ishte artikulli i gazetarit Abate, botuar në kopertinën e dhjetorit të 2012-ës në “L’Espresso”, me titull “4 mbretërit e Romës”.
Ndërkaq, mesazhi i Zogut për Abaten përmblidhej në fjalët “Lirio Abate duhet të ketë kujdes nga Riccardino l’albanese, sespe prej atij varen njerëz që qëllojnë”. Policia dhe prokuroria e Romës ishin duke e hetuar prej muajsh këtë kërcënim anomin, porse prangosja e 40-vjeçarit Zogu këtë 29 tetor, nxorri në dritë fakte rrënqethëse. Riccardino ose Ricky, për magjistratët e Napolit, që urdhëruan arrestimin, “ishte një prej shqiptarëve që thirrej për të kryer akte force, si ndëshkimi (... ).Ricky është përmendur në mënyrë eksplicite në mesin e atyre të cilët, së bashku me Orialin, ndihmuan për të mposhtur bandën e rumunëve. Sipas njoftimit anonim, Riccardino interesohej për Abbaten.
Shkrimi që “çmendi” Zogun
Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-Ëest” , ku një prej 4 mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “I çmenduri”. Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmërimi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Riccardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij , "njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin . Prokuroria e Romës, udhëhequr nga Giuseppe Pignatone dhe skuadra e udhëhequr nga Renato Cortese, e kanë marrë seriozisht paralajmërimin , sepse në bisedat, ku hetohej krimi në Ostia (duke çuar në arrestimin e një tjetër “mbreti të Romës “, Carmine Fasciani ) një bos i bregdetit foli për Zogun si një subjekt afër Michael Sense . Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush ështëautor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Riccardinos dhe Micheles.
Kamorra në Romë
Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshën të video-pokerit dhe basteve. Nga hetimi del sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinav, bastet dhe lojërat. Historia e grupit të kazalezëve të Acilias është rindërtuar nga oficerët e udhëhequr nga koloneli Gerardo Mastrodomenico. Gjithçka filloi në vitin 2003 kur Mario Iovine, person i lidhur me kazalezët, i dënuar tashmë për krime të ngjashme, u zhvendos në fshatin Acilia, ku sipas akuzës, kishte krijuar, duke investuar të ardhurat e krimit për banorët e rrethinave romane, një kompani, përmes së cilës, me regjimin e dhunshëm, kishte realizuar një monopol në shpërndarjen e slot machine.
Pas arrestimit të Mario Iovines, që quhej “Rififi" , në maj të 2008-ës, romanët shkëputën aksionet që kishin me kazalezët dhe filluan të punojnë përmes anëtarësimit të tyre në grup ,duke krijuar imazhin dhe ngjashmërinë e grupit kriminal. Në të njëjtën kohë njerëzit e lidhur me Iovine, ende aktiv në dhënien e udhëzimeve nga burgu për familjen e tij, kishin mbajtur efektiv menaxhimin e aktiviteteve të mëparshme. Në brendësi të Ostias, 3 muaj më parë, 51 persona u arrestuan për bashkëpunim kriminal me mafien, ku u zbulua një linjë klanore shumë e komplikuar, në të cilën kodi i heshtjes dhe i frikës e ka bërë të vështirë punën për hetuesit.
Arrestime të tjera pati më 28 tetor. Në burg janë mbi 15 persona, ku 7 akuzohen se kanë bashkëpunuar me mafien. Prapa hekurave janë 3 italianët me mbiemrin Iovine, Domenico, Vitantonio e Salvatore, përveç Marios, themeluesit të klanit, të cilit masa i është njoftuar në burg e të tjerët Tereza Martinelli, Sandro dhe Sergio Guarnera, Fabrizio dhe Massimiliano Timpani, Silvano Stollo, Franco Crispoldi, Fabrizio Diotallevi, si dhe 3 shqiptarët, Arben Zogu, Orian Kolaj e Petrit Bardhi.
Shqiptarët, krahu operativ i Kamorrës në grupin kriminal
Njerëzit që menaxhonin biznesin e video-pokerit, përdornin 3 shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”. Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëve hynte në veprim. Për të ruajtur dhe zgjeruar pushtetin kriminal dhe ekonomik, banda ka përdorur armë dhe dhunë, teksa “komanda” përbëhej nga një grup i madh dhe i rrezikshëm shqiptarësh të tjerë, të referuar si “boksierët “, duke përfshirë ish-kampionin e arrestuar për bashkëpunim me Kamorrën. Nga përgjimet dalin frazat "Oriali është një makinë lufte. Oriali me të vërtetë duhet ti qëllojë që ti ndalojë”. Përveç arrestimeve, kësaj organizatë kriminale iu sekuestruan 30 milionë euro, pasuri që grupi i vuri me anën e frikësimeve.
Klani i kalazezëve
Është një kartel i Kamorrës dhe emrin e merr nga vendi i origjinës Kazal di Prinçipe. Aty marrin pjesë klane të ndryshme. Aktiviteti kriminal shtrihet kryesisht në rajonin e Lazios dhe Lombardi, por influenca e tyre jashtë shtetit përqëndrohet në Spanjë dhe Skoci. Llogaritet që aktiviteti kriminal të ketë sjellë një përfitim prej të paktën 30 miliardë euro. Nga viti 1985 e deri në vitin 2004 numërohen 646 vrasje. Mafia kazalezë nuk është një mafia çfarëdo, pasi krahasohet me Ndragetën dhe mafien siçiliane.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com