“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, MEPJ reagon për thirrjet në Maqedoni: Hetoni nxitësit e dhunës

“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, MEPJ reagon për thirrjet në Maqedoni: Hetoni nxitësit e dhunës

Maqedoni

Përkujtimi i kryengritjes së Ilindentit në Krushevë është shoqëruar me thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur” ashtu siç edhe ka ndodhur në vitet e shkuara, thirrje këto që kanë nxitur edhe reagime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

Me anë të një reagimi publik, ministria ka kërkuar që institucionet të vendosin përpara drejtësisë personat përgjegjës.

MEPJ shpreh keqardhjen dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonisë së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë. Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë.

Reagimi i MEPJ

Thirrjet raciste u bënë në momentin që përfaqësues qeveritarë, ndër to edhe presidenti Gjorgje Ivanov, vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit.

Pas incientit Ivanov doli para qytetarëve dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit.

Të nderuar bashkëqytetarë, treguesi më i madh për vlerat e një populli është konsensusi rreth asaj që nuk është në shitje. Emrin e kemi të madh. Do të duan të na e marrin, parashikoi Bllazhe Koneski. Çështja e emrit dhe identitetit është më e vjetër se secila Kushtetutë, se secila Qeveri, se secili President. Madje është më e vjetër se shteti. Asnjë individ, nga asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me këtë emër dhe me këtë identitet. 

Gjorge Ivanov

Duke qënë se nga presidenca nuk u distancua nga qëndrimet raciste, kryeministri Zaev nga ana e tij i dënoi thirrjet, duke u shprehur se janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve maqedonas.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje. 

Zoran Zaev

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre