Shqiptari i parë që luajti me Zvicrën, Rama: Shqiponjën do e bëja edhe unë

Shqiptari i parë që luajti me Zvicrën, Rama: Shqiponjën do e bëja edhe unë

Milaim Rama

Futbollistët shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës përbëjnë një histori e gjatë. I pari shqiptar që ka luajtur me kombëtaren helevet ka qenë Milaim Rama. Veç organikës së Zvicrës në vitet e fundit, me emra si Mehmedi, Granit Xhaka, Shaqiri, Xhemaili apo edhe Behrami, ka qenë Rama ai që veshi fanellën e helevetëve për shtatë herë.

Ish-futbollisti lindi në Kosovë por karrierën e tij e zhvilloi në Zvicër ku u aktivizua me klube si Thun e Schaffhausen ndërsa pati edhe një eksperiencë në Gjermani me Augsburgun. Së fundmi, në një rrëfim të gjatë për median zviceriane Blick.ch, 46-vjeçari theksoi se edhe ai do të festonte me simbolin e shqiponjës ashtu siç kanë bërë më parë Xhaka e Shaqiri ndërsa tregoi edhe të gjithë rrugëtimin e tij drejt elitës së futbollit zvicerian.

“Kur vjen puna te gjunjët unë ndihem shumë i plakur, edhe pse aktualisht jam 46-vjeç. Por, duke qenë se kam lindur më datë 29 shkurt, kam mundur ta festoj datëlindjen vetëm 11-herë”.

Kush ishin ëndrrat e Ramës si fëmijë? “Në fëmijëri time mendoja se gjithë jetën time do ta kaloja në vendlindje. Nuk e mendoja se një ditë do të bëhesha një qytetar zvicerian dhe një futbolllist profesionist. Jam rritur në një vend të quajtur Viti dhe që kishte rreth 100 shtëpi. I gjithë fisi im jetonte aty dhe kur kthehesha nga shkolla luaja futboll, ose ndihmoja mamanë time në lidhje me kullotat”.

A kishte aty një fushë futbolli? “Po ishte një e vogël në kodrin sipër qytezës. Por, ishte shumë e vogël, nuk kishte e balancuar dhe ishte me baltë. Ndonjëherë mungonin edhe portat”.

Në moshën trevjeçare, babai yt, Shaqir nisi të punonte në Zvicër, sa të mungonte prania e tij? “Kështu bënin të gjithë në atë kohë, kishte shumë pak mundësi punësimi në vendlindje. Dhe, kjo është arsyeja pse shumë kryefamiljarë shkuan në Gjermani apo Zvicër. Unë dhe tre binjakët ishim shumë të mërzitur me largimin e babait dhe mamaja jonë, Zejnepe mbulonte edhe rolin e tij. Jam shumë krenar me mënyrën se si ajo e ka përballuar atë kohë”.

A kishe një idhull në futboll kur ishe i ri? “Po, Marco Van Basten i Milanit dhe Fadil Vokrri i Prishtinës. Në atë kohë, Prishtina luante në një kampionat të fortë në Jugosllavi dhe për ne fëmijët ishte një kënaqësi ta admironim Vokrrin kur shkonim në stadium”.

Në vitin 2012 përfundoi edhe karriera me Thun… “Pata një diskutim me trajnerin Bernard Challandes dhe ai më çoi në tribunë për disa kohë. Asgjë nuk funksionoi dhe e mbylla”.

Ishe lojtari i parë shqiptar te kombëtarja e Zvicrës… “Është një nga gjërat më të bukura në karrierën time, vesha fanellën e Zvicrës në shtatë ndeshje. Shumë e ëndërrojnë, por unë ja arrita”.

Ishe i pari shqiptar në në europian, ishte viti 2004… “E gjithë Kosova ishte krenare për mua, ishte si një përrallë. Luajta disa minuta në Europian dhe kjo tashmë është në librat e historisë. E pabesueshme”.

Në vitin 2018, patriotët e tu Shaqiri dhe Xhaka shkaktuan debat me festën e tyre me shqiponjë… “Jo, ishte thjesht një gjëst asgjë më shumë. Edhe unë do të festoja me shqiponjë, nuk ka asnjë problem”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë