ITALI - Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar pas një ndjekjeje të gjatë.
Në fund, karabinierët arrestuan 32-vjeçarin dhe sekuestruan një sasi prej 40 kg marijuanë.
Kurse një person i dytë, i cili ndodhej në makinë arriti t’i shpëtonte policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Arezzo, ku 32-vjeçari që drejtonte makinën nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas një ndjekjeje të gjatë nga karabinierët, shqiptari u kap pasi hyri në një rrugë qorre. Pasi braktisi makinën 32-vjeçari u largua. Pas kontrollit në zonën për rreth, policia gjeti shqiptarin lart në një pemë ulliri.
Në makinë u gjet një çantë e zezë brenda të cilës gjendeshin 40 kg marijuanë gati për t’u shitur. Gjithashtu policia gjeti në makinë dhe një sasi të konsiderueshme parash kash.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

policisë italiane, e kapin mbi pemë">