Shqiptari me flamurin kuqezi në mes të Parlamentit serb, reagojnë kryeparlamentari Daçiç dhe kryeministrja Brnabiç
Gjatë seancës në Parlamentin e Serbisë
Një ngjarje e rrallë është shënuar sot në Parlamentin e Serbisë në Beograd. Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.
Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç, i cioi ka kërkuar që të hiqej flamuri.
“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, tha Daçiç.
“Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët”, tha Daçiq. Kamberi më pas e hoqi flamurin.
Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagimin e Kryeministres serbe.
“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Ana Brnabiç.
Në përgjigje, deputeti shqiptar Kamberi pastaj u shpreh se nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.
“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1278
Lajme të tjera
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi
25 Prill, 10:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar
22 Prill, 21:20
-
Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës
22 Prill, 13:49
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
Votimi për shkarkimin e 4 kryetarëve në veri dështoi pas bojkotit të serbëve, Qeveria e Kosovës: BE të heqë sanksionet e padrejta
22 Prill, 10:27
-
OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës: Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës! Vuçiç: Qytetarët në Veri po diskriminohen
22 Prill, 08:10
-
Vuçiç shkarkon kryetarin e Preshevës pasi ngriti flamurin shqiptar! Shqiprim Arifi: Veprime raciste antishqiptare! Kam njoftuar SHBA dhe BE
20 Prill, 19:18
Ky eshte Nentori i Trete.Kjo eshte kerkesa e popullit shqiptar te Lugines te cilen e kane shprehur edhe me Referendum popullor para 1999.Kete e pate perkrahur dhe pate propozuar Akademimik Rexhep Qosja, dhe te vetmin ndryshim e kerkonte edhe Hashim Thaci,pa asnje tjeter,as Mitrovice,as Ujmanin e asnje h apesire t jeter, te celen disa subjkete dhe individ andej e kendej Drini,krejtesisht me qellime tendencioze dhe inatqore prmitive,si orkester,duke genjyer e lakuar deri ne keqkuptim,sikur Hashimi kerkonte ndryshim kufijsh,nderrim teritoresh e cka jo tjeter Genjeshtren e perseritur mija here, e bene si 'realitet"dhe Hashimin e shpallen edhe tradhtare e shites trojesh,Ate qe benin vete ia "veshen"Hashimit.KJo eshte politika aktuale shqiptare kendej e andej Drini.
PërgjigjuNe kete rast jam me serbet,pse? Sepse jam e sigurt qe te gjithe ju komentuesa qe po e lavderoni veprimin e tij,do reagonit ndryshe sikur perfaqesuesit e minorancave serbe ne kuvendin e Kosoves,apo ato greke ne kuvendin e Shqiperise te benin te njejtin veprim e te mbanin flamuret e tyre perkrah flamurit tone ne kuvendet respective.Do ishte me mire qe zoteria te mbante ne jaken e xhaketes flamurin shqiptar si patriot dhe ate serb ne shenje respekti te vendit ku ka shtetesine.Kjo nuk do fyente asnje,pervec ekstremisteve,perkundrazi do respektohej nga te moderuarit e te dy aneve.
PërgjigjuPse moj iris te drejtat e shqiptareve te lugines jane njelloj me serbet e kosoves apo me greket e shqiperise? Te qenka prish kanari qe i barazpeshoka kta minoranca ne zonat perkatese
Iris, analogjia qe ti perdore me minoritetin grek ne shqiperi nuk eshte e drejte. pse do thuash ti? Sepse askush ne shqiperi nuk e mohon minoritetin grek, askush nuk e diskriminon, perndjek, vret apo e ndalon minoritetin grek qe te shfaq identitetin e tij. Perkundrazi ne serbi situata eshte ndryshe, na kane vrare, perndjekur, ckombtarizuar dhe ende sot kerkojne te marrin teritore, duke mohuar kombinn shqiptar dhe identitetin e tij ne trojet autoktone. Ai flamur eshte nje protest kunder ktyre veprimeve te serbis, dhe me aq kultur sa u shfaq me aq kultur dhe u hoq nga deputeti. Te pershendes
Iris jo vetem ne kete rast por ti mesiguri ke lind serbe nzemer e gjak prandaj mos i ler gjysmake fjalite po nxire tgjithe vrerin qe tka mbush gjoksin si derrase lol.
RROFSH na nderove.
PërgjigjuTe lumte o Patriot I madh.
PërgjigjuTa lumsha bace!
PërgjigjuO SHAIP KAMBERI JE PERSONALITET HALLALL TË QOFT EMRI SHQIPTAR. UN GENT MERSEPE ÇAFAJ JAM BIZESMEN E JETOI NË LAPRAK E TI ME PAS PROBLEM HAJT MË TAKO SE GJITHÇKA TA PLOTËSOI. TI VETËM PYT KU JAN ATA 3 MOSKETJERËT FATMIRI, GENTI, MANDI DIPLLOMATI NËNËS EMË GJEN MENJËHER O BURR ME KARAKTER. HAJT TUNG.
PërgjigjuGent Mersepe Capaj te bekofte i madhi Zot !!!!
O, Gent Mersepe Çafaj... çfar Biznesmeni dhe çfar Patrioti je ti kur nuk din të shkruash Gjuhën Shqiptare o Analfabet malesh. Shko në Malet e Turqisë se në Qytete edhe atje nuk të pranojnë, kur të vij për Pushime kam qejf me të pa Fytyrën.
I Madh,hallall qumështi i Nënës!..po sh e drejtë,pa Komb,e Identitet Kombëtar, asgjë nuk ka vlerë!
Përgjigju