Janë zbardhur gjithashtu dhe identitetet e shqiptarëve: Albert Jakupaj është 19-vjeçari shqiptar që gjeti vdekjen, ndërsa Aramit Ismajlukaj, 29-vjeç mbeti i plagosur rëndë. Shqiptari i tretë që mori pjesë në këtë sulm duke ndihmuar dy të rinjtë tjerët është Mretjev Ismajlukaj. Ngjarja u shënua në orën 03.00 të mëngjesit të së hënës në sheshin “Calvi të Ligurias”.
Plani i të rinjve nuk shkoi ashtu siç ata menduan, pasi molotovi i shpërtheu në dorë 19-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i madh, saqë dera e pikës së basteve u gjet 40 metra larg.
Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj janë të njohur për policinë italiane, pasi kanë pasur precedent të mëparshëm. Pas marrjes në pyetje të Mretjev Ismajlukaj, hetuesit italianë thonë se pista kryesore e hetimit është ajo e gjobëvenies për pikën e bastit. Tre të rinjtë dyshohet se ishin pjesë e Ndranghetën, e ndërsa pronarët e kësaj pike bastesh nuk kishin paguar gjobën e vënë nga organizata mafioze.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)