TIRANE - Renti Sina sapo është kthyer nga Greqia. Me një kupë fituesi më shumë të cilës duhet t’i gjejë një vend për ta vënë mes kupave të tjera. Kampion i Rally Greqia është ai, shqiptari që në cdo garë rrally brenda Shqipërisë ia ka dalë mbanë për të qenë në krye. Gara e pak ditëve më parë nuk ishte e lehtë, aq më tepër që gjendja e tij shëndetësore e zuri në befasi, por Renti është mësuar tashmë me vështirësitë.
Djaloshi që nuk I pëlqen të flasë shumë për veten dhe që është lidhur për shpirt me makinën e tij rrëfen udhëtimin e tij në garat Rally, por sidomos sekretin e tij për të qenë një kampion. Në një intervistë që për herë të parë synon të hedhë dritë mbi një pasion të konsideruar nga të tjerët si të çmendur, por që për Rentin është pjesë e rëndësishme e jetës. Jetë ku edhe pse paradoksalisht adrenalina dhe frenimi qëndrojnë bashkë.
Si lindi ky pasion për makinat?
Thjesht ishim një grup çunash këtu nga Tirana që u takuam nëpër male, me fuoristrada, jashtë rrugëve dhe thjesht iknim, bënim kampingje nëpër male nëpër rrugë të vështira pothuajse në të gjithë Shqipërisë,. Lëviznim në të gjithë Shqipërinë. Pastaj filluam me rrugë më të vështira, dmth që nuk vinin makina të thjeshta por vinin vetëm makinat tona që kishim përgatitur për të kaluar rrguë të vështira. Dhe filloi pak emocioni që të na ngacmonte. Duke bërë garë mes nesh filloi ambicia.
Ndër të tjerë ishte edhe Vini qëkishte një fuoristradë të vetën, që bënte rrugë të vështira nëpër male në Korçë, Ersekë,etj. I lindi idea Vinit (Edvin Kasimati) që ta bënim si aktivitet, si garë. Zgjodhi trajektoren që ishte nga Bovilla, vinim rreth e qark disa maleve, nga Laçi, mbrapa Krujës dhe dilnim nga pas Dajti nga Mali me Gropa. Atë vit si garë e parë ishin vetëm shqiptarë dhe u mblodhën shumë makina sepse në fillim nuk kishte nevojë që të kishte shumë makina të zhvilluara. Nga viti 2005 deri më sot, makinat nuk kanë lidhje fare me këto të sotmet, janë super të modifikuara.
Çfarë makine ke ngarë?
Toyota. Nga fillimi e deri tani Toyota kam. Faktikisht eksperiencën e kam fituar me një mistubishi, por kur erhdi puna për të vazhduar garën mendova se duhej një makinë tjetër më ndryshe dhe arrita të merrja Toyota. Në garën e parë ishin 44 makina. Ishin shumë sepse atëherë nuk kishte shumë teknologji ndërsa tani nuk futet dot çdo makinë apo pilot. U zhvillua gara e parë dhe unë isha 24 minuta diferencë me vendin e dytë. Më interesantaja ishte që unë isha piloti më i vogël, vetëm 21 vjeç dhe këtë e kuptova më vonë, kur pashë të dhënat e lojtarëve.
Shpejtësia maksimale që arrin në gara?
Nuk kemi shpejtësi maksimale. Tani që isha në Greqi shpejtësia ime maksimale mund të ketë shkuar 120 km në orë, por me rrugë shumë të mira kurse këtu tek ne nuk e kalon dot 80 km në orë.
Përse është krijuar idea që vraponi si të çmendur?
Është krijuar idea sepse në atë terren mes gurëve dhe gropave ku kalojmë ne është e rrezikshme të kalosh edhe me 20 km në orë. Po të vish njëherë në mal dhe të ecësh në një rrugë ku ne zhvillojmë garën është krejt tjetër gjë në realitet. Po ta kapësh me shpejtësi minimale ose maksimale, nuk e kalon 40-50 km në orë për 100 km garë.
Cili është thelbi i një gare Rally nëse nuk është shpejtësia?
Gara Rally ka të bëjë shumë me teknikën e piltotit. Idea është që ti e fillon atë garë, por duhet të shkosh deri në fund që të dalësh fituesi. Nëse ti nxiton, do të prishësh makinën që është edhe mundësia më e madhe… Në këto terrene prish makinën dhe mbetesh në rrugë. Sa ta riparosh ose jo, do të mbetesh në fund. Pra është komplet teknike. Duhet edhe shpejtësi, edhe kufizim, duhet ta kontrollosh adrenalinën sepse ne sapo fillojmë garën jemi të gjithë në emocion. Nisemi dhe nuk na shikon syri çfarë ka aty, kthesa, gurë, pemë. Duhet ta frenosh patjetër shumë veten gjatë rrugës. Në atë garë fiton ai që ecën me shumë kujdes dhe me shumë teknikë. Nuk ka lidhje shpejtësia. Mund të vijë dikush që ecën shumë shpejt, por pas 20 km ose do të bjerë poshtë në greminë, ose do të përfundojë në kanal.
Teksa I ulim faktorin shpejtësi dhe kontrollojmë adrenalinën, krijohet përshtypja se nuk është edhe aq sport ekstrem një garë rally…
Ok, qëndron edhe kjo, por që në momentin që hipën në makinat tona, në mometin që ti hipën në atë sedilje që është krejt ndryshe nga një makinë normale, me ato rripa që ti lidhesh si në parashutë, kur vë atë kaskën që duhet të jesh shumë i sigurtë dhe ajo makina që ka ato tubat që të rrethojnë nga të katër anët dhe që shërbejnë për të mos u shtypur kur makina të bëjë salto…atëherë nuk mund të mendosh tjetër veçse për sport ekstrem. Unë jam rrëzuar katër pesë herë, jam rrëzuar në Maqedoni, në Gjermani por nuk kam thënë se ka mbaruar gara aty. E kam riparuar makinën atë natë dhe të nesërmen kam vazhduar garën prapë, kaq të sigurta janë makinat. Që në momentin kur ti futesh tek ajo makinë fillon emocioni…
Dominon frika, ankthi apo është një përzierje emocionesh?
Shokët, miqtë që na rrethojnë mendojnë se ne nuk kemi frikë. Kur them “ne” përfaqësoj të parin veten time dhe pastaj shokët e mi. Në qoftë se nuk ekziston pak frika tek ne, jemi absolutisht të mbaruar kur fillon kjo garë. Po nuk patëm pak frikë që ta frenojmë pak veten, atë garë nuk e mbarojmë dot fare. Patjetër që ekziston frika dhe mbahemi pak prej saj…ka pasur shumë raste që nuk e kanë frenuar dot adrenalinën dhe kanë qenë në ngritje shpejtësie të vazhdueshme derisa kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë rënë poshtë.
Ti si e kontrollon këtë gjë në veten tënde?
Është çështje eksperience. Po të krahasojmë emocionet e disa garave përpara me ato të tanishmet ne patjetër që jemi të kontrolluar. Sa më shumë eksperience, sa më shumë kilometra nëpër gara aq më e thjeshtë bëhet. Në përvojën time personale, kam pasur tjetër emocion kur kam filluar garat para 2-3 vjetësh dhe tjetër tani.
E mban mend kur je rrëzuar për herë të parë?
Ka pasur incidente nga më të ndryshmet sepse nuk ka garë pa probleme dhe pasoja teknike,, ose humbje kontrolli….një nga momentet që ishte shumë e frikshme dhe emocionuese dhe me adrenaline, ka qenë në maqedoni në vitin 2007 kur unë u shpalla kampion. Ishim 2-3 makina nga shqipëria. Nuk ishte numë I madh si aktitivetet por I rëndësisëhëm. Nga pjesa e tretë e garës unë rrëzohem dhe bëj 3-4 saltro. Makina ndaloi me goma sipër. U afruan njerëzit që ishin aty. Dola nga makina pashë që nuk kisha asnjë lloj dëmtimi, por isha i shqetësuar që më ndodhi. Minutat po iknin dhe disa njerëz aty më ndihmuan për ta kthyer makinën. Kuptohet që xhami I parmë iku, gomat, etj.
E nxorra makinën nga gara. Unë po rrija pushim për të filluar startin prapë. Pasi pashë makinën që mund ta vazhdoja prapë edhe pse makina ishte shtypur, shkova tek organizatorët.dhe më thanë që më kishin hequr emrin sepse kisha dalë jashtë gare. Unë kërkova të dija nëse kisthe një penalitet dhe ata më thanë që më hoqën sepse kisha makinën të prishur.”unë mund ta vazhdoj garën” u thashë dhe ata më futën sërish. U futa me makinen pa xham dhe pa shume gjëra të tjera dhe ata shqyen sytë duke menduar se unë isha I cmendur. Në fakt nuk isha i çmendur por unë kisha adrenalinën dhe doja ta vazhdoja garën. Me makinën e prishur nuk mu afrua askush në kohën time, dhe dola I pari.
Pasioni plus shpirtin dhe përvojën është formula jote personale e suksesit?
Grupi ku bëj pjesë unë e ka emrin Shatzi team dhe kjo do të thotë shpirti apo zemra në grup për ta bërë këtë lloj sporti.
Çfarë bën kur hipën në makinë para cdo gare?
Çdo fillim gare, I them vetes që duhet shumë kujdes sepse që në momentin që ne e fillojmë atë lloj sporti është shumë I rrezikshmë dhe I them vetes që “do të fillosh, por mbylle me sukses dhe me kujdes. Mos humb nervat dhe kontrollin”
Raporti yt me një makinë është një raport shpirtëror?
Unë kam një garazhd timin, ku rregulloj vetë makinën e garës. Përvec që marr nga shokët e mi inxhienierë, shumicën e problemeve, i rregulloj vetë. Nuk lë njeri që ta prekë makinën time të garës. Madje makinën time jo shumë njerëz e shikojnë. Ajo mbaron garën, futet në servis, hapet lista për problemet që kishte …etj e njoh në detaj. Përvec se jam një pilot I mirë, por makinën e njoh si një inxhineier që ka mbaruar shkollën për mekanikë… Shpesh herë njerëzit më thonë: “Renti ti nuk vë gjë para makinave, as takimet me shoqet apo shokët.“ Nëse do të jem në garazhd e dinë shumë mirë ata që unë nuk dal prej aty.
Nëse do të kishe një vajzë që do të bënte cmos të të bindte të lije makinën sepse do të kishte frikë për ty, do ta bëje?
Besoj deri në këto momente nuk do t’ia arrinte dot që të më shkëpuste nga makina.
Po familjarët nuk kanë ndikuar që të tërhiqesh?
Ata kanë bërë të vetën, por unë me mundësitë e mia u kam hequr merakun duke u thënë që nuk është ashtu si ata e mendojnë, nuk është e frikshme, por kur shikojnë ndonjë foto terreni atëherë ata më pyesin…por unë përpiqem tu them që nuk është makina ime.
Si erdhi kjo lidhje me makinën?
Që kur kalova moshën 15 vjec në familjen time ka pasur babai gjithmonë makina dhe unë kisha shumë interes të rrija aty, t’i merrja, të bëja ndonjë xhiro, t’i çoja në lavazh, në servis dhe kjo ishte pjesa tërheqëse dhe pastaj filloi gradualisht.
Të qenurit pilot dhe kampion të bën të suksesshëm me femrat?
Ky sporti ynë është më i fshehur nga sportet e tjera. Femra u pëlqen shpejtësia me makinat luksoze të shtrenjta, Ferrari, Benzi, pastaj në autostrada… drifting… sporti ynë shihet me një sy tjetër nga ana e femravem por janë të pranishme. Por nuk i shikojmë me atë syrin për tu mburrur.
Si të duken shqiptarët si shoferë?
Ne shqiptarët me lëmshin që bëhet nëpër trafik, sinqerisht janë shumë të zotë të gjithë që nuk bëjnë aksidente. Të gjithë rrezikojnë seps këtu mirë që duhet ët shohësh veten dhe makinën tënde, por këtu 40 për qind duhet të punosh për t’i dhënë makinës tënde dhe 60 për qind për turuajtur nga të tjerët. Unë kam një të mirë që nuk jam nervoz nëpër trafik dhe nuk bëj gabime në qarkullim dhe kur dal jashtë tirane ku mund t’ia shkelësh pak shpejtësisë, nuk eci shpejt. Nuk jam shumë i apasionuar në shpejtësi me makina gare.
Cilët janë më të zotët femrat apo meshkujt ne timon?
Meshkujt. Ka femra që janë shumë të zonja që mund t’ua kalojnë meshkujve, por në përgjithësi meshkujt janë më lart.
Më grindavecë cilët janë?
Nuk kam pasur shumë eksperienca të tilla
Në parkim më të mirët cilët janë ?
Meshkujt.
Çfarë të mire i sheh rally-t përvec fitoreve që ke marrë?
Për mua si kampion gara rally deri diku ka edhe shumë stress sepse duke qenë kampion unë mundohem që të mbaj pozicionin dhe luftoj për vendin e parë dhe kuptohet që cdo gjë është dyfish në krahasim me një pilot që vjen vetëm për të marrë pjesë në garë. Ai Ia merr kënaqësinë dhe adrenalinën garës në maksimum. Kurse unë kam shumë presion se kam merak sesi do të shkojë e nesërmja, ku do të jem etj?
Je I bindur që do të fitosh gjithmonë?
Asnjëherë nuk dihet. Një javë para garës më telefonon një shok dhe më quan kampion dhe këtë herën e fundit po I thosha : më thërrisni dhe dy tre ditë kampion se po afron gara tjetër dhe nuk I dihet a do të jem kampion sërish”
Si fillon përgatitja për garën?
Përgatitja kryesore fillon tek makina. Bëj kontrolle mjekësore se mos kam shqetësime. Pastaj emocionet kur vjen java e fundit mundohem ta mbaj veten që gjumi në mbëmje të jetë I rehatshëm sepse pastaj fillon pagjumësia.
Rally –n nuk e ke profesionin e jetës por pasionin. Cili është profesioni yt?
Unë kam mbaruar juridikun.
Po të kishe një zyrë do ta kishe lënë makinën për një avokat?
(qesh)Ndoshta jo.
Funksionojnë sponsorat në gara?
Jo këtu tek ne. Eshtë shumë dobët, ka funksionuar deri diku. Të gjitha shpenzximet e makinës I mbuloj vetë. Do të vijë një moment që nuk do ta mbuloj dot. Shpenzimet pothuajse janë bërë të pasuportueshme këto kohët e fundit, nëse do të kisha sponsor do të ksiah marrë pjesë në garën e Gjermanisë, ndër më të mëdhat në europë, por nuk kisha mundësi për të shkuar.
Deri ku dëshiron të arrish?
Në botë ka shumë gara të mëdha që kanë shumë shpenzime gati të paarritshme për ne, por si pilot unë nuk ua kam frikën. Shkoj që nesër po të kem mundësi.

(Në foto: Renti Sina (foto Paolo Baraldi)

(Në foto: Renti Sina me grupin e tij pas shpalljes kampion në garën Serres Rally 2013, Greqi)

(Në foto: Rensi Sina gjatë garës me makinën e tij (foto Paolo Baraldi)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com