Shqiptari Sulejmani: Serbia është
vendi im, s'luaj kurrë për kuqezinjtë 

Shqiptari Sulejmani: Serbia është<br />vendi im, s'luaj kurrë për kuqezinjtë 
Miralem Sulejmani do të jetë shqiptari që do të paraqitet për Serbinë ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e 8 tetorit në ‘Elbasan Arena’. Nëse kthehemi nëntë vjet më parë, respektivisht në vitin 2006, ai kishte dhënë një intervistë, ku kishte deklaruar se nuk do të luante kurrë për Shqipërinë dhe se Serbia është vendi i tij, raporton Zëri.

 “Unë kurrë nuk kam kërcënuar kurrë askënd dhe nuk kam thënë asnjëherë se do ta marr nënshtetësinë shqiptare, për shkak se një gjë e tillë asnjëherë nuk ka qenë në mendimet e mia”, kishte thënë shqiptarogorani i cili në atë kohë ishte 17 vjeç.

Nuk e kam menduar ndonjëherë për ta marrë shtetësinë shqiptare apo për të luajtur për ekipin kombëtar shqiptar. Unë kam dashur gjithmonë të luaj për vendin tim, për Serbinë”, shtoi Sulejmani.

Sigurisht, ai do të vërshëllehet më së shumti nga ekipi i tij, nga shikuesit e pranishëm në stadiumin e Elbasanit. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit