Shqiptari u vetëvra në qendrën e azilit në Britani? Rojet e 'anijes burg': Një gojë muslimani më pak për të ushqyer

Shqiptari u vetëvra në qendrën e azilit në Britani? Rojet e 'anijes burg': Një gojë muslimani më pak për të ushqyer

Leonard Farruku

Zyra e Brendshme në Angli ka thënë se "nuk i njeh" pretendimet se stafi në anijen 'Bibby Stockholm' bëri shaka se "kishte një gojë më pak mysliman për të ushqyer", pasi një azilkërkues në bord vdiq, shkruan Dailymail.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pak pasi, Leonard Farruku, një azilkërkues shqiptar, vdiq teksa jetonte në bordin e "anijes hotel" në dhjetor.

27-vjeçari mendohet u vetëvra, ndërsa shumë ish-banorë thanë se kushtet në anijen hotel ishin si të ishe 'në burg'.

Njëri tha se kjo i bënte të ndiheshin si 'kafshë kopshti zoologjik', ndërsa një tjetër pretendoi se stafi i sigurisë u kishte thënë që 'të mbanin gojën mbyllur'.

Një pastruese në maune foli në një takim në Parlament dhe tha se dëgjoi stafin që flisnin për Leonardin dhe qeshnin dhe bënin shaka, 'oh kjo është një gojë më pak myslimane për të ushqyer'.

Ajo tha se ishte 'e vështirë' të ngrinte shqetësimet dhe shtoi se një herë iu dha një 'paralajmërim verbal miqësor' pasi i qëndroi pranë dy prej azilantëve.

Ish-punonjësja gjithashtu pretendoi se stafi i lartë kishte bërë komente që ishin 'shpesh armiqësore dhe ndoshta raciste'.

"Bibby Stockholm", i ankoruar në brigjet e Portland në Dorset, është e vetmja anije akomoduese për migrantët e cila është përballur me një sërë pengesash.

Zbulimi i baktereve të rrezikshme çoi në evakuimin e saj verën e kaluar vetëm disa ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe mbeti bosh për dy muaj.

Raporti, i prodhuar nga Care4Calais, Stand Up To Racism dhe Portland Global Friendship Group, bëri thirrje për mbylljen e menjëhershme të anijes dhe mos rinovimin e kontratës së saj, si dhe investime në vendimmarrësit e kërkesave për azil.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ne nuk i njohim pretendimet e bëra në këtë raport".

Një tjetër ish-banor, S, i tha hetimit: 'Kur dalim dhe hyjmë duhet të skanohemi, si siguria e aeroportit. Shumë njerëz nuk dalin jashtë për shkak të kësaj'.

“Një ditë isha duke qëndruar në restorant dhe thashë se ushqimi nuk ishte i mirë. Stafi i sigurisë tha 'Mbaje gojën mbyllur dhe ulu'".

Zyra e Brendshme hodhi poshtë planet për të blerë më shumë anije për të mbajtur azilkërkuesit në janar./ Marrë nga Dailymail

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu