Shqiptarja Beniada Nishani
triumfon në “Miss Ravena 2013”

Shqiptarja Beniada Nishani<br />triumfon në “Miss Ravena 2013”
21-vjeçarja nga Durrësi Biniada Nishani është shpallur Miss Ravena 2013.  

Në finalen e këtij kompeticioni në Itali mes shumë vajzash bukuroshe duket se ka spikatur bukuria e durrsakes Nishani.



Biondja e gjatë 1.73 vazhdon studimet e larta në Itali dhe është përkufizuar si një vajzë sportive, e cila preferon sportet si atletikë apo volejboll.

Gjithashtu Beniada pëlqen të stilojë veshje si dhe e etiketon veten si mjaft kreative dhe kokëfortë.



Pas këtij kompeticioni Beniada Nishani pritet të marrë pjesë në konkursin e bukurisë Miss Italia 2013 ku si shumë prej vajzave pjesëmarrëse edhe ajo pretendon një rezultat pozitiv.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

15/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin