MILANO - Një 30-vjeçare shqiptare ka dalë krejt lakuriq nga shtëpia dhe ka hyrë në një stacion metroje, përpara se të ndalohej nga agjentët e policisë.

Sipas faqes online të së përditshmes “Corriere della Sera”, mëngjesin e djeshëm, shqiptarja ka shkuar krejtësisht e zhveshur në stacionin Sesto Marelli të metrosë M1 në Milano.

Ndërsa u ndalua nga agjentët e policisë, u vu re se diçka nuk shkonte me 30-vjeçaren. Ajo as nuk e kishte kuptuar në ç’gjendje ishte dhe nuk arrinte të kuptonte pse pasagjerët e tjerë e shihnin me aq kureshti ndërsa pyetjes se përse kishte dalë lakuriq, i ishte përgjigjur: “Pse, jam e zhveshur?”

Ajo rrëfeu se kishte bërë dush, ishte veshur dhe kishte dalë, por në të vërtetë dukej se vetëm dushin kishte bërë, pasi ishte komplet e lagur. Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që 30-vjecarja të kurohej nga ndonjë sëmundje mendore.

(ad.ti/shqiptarja.com)