Në një spektakël që ka zgjatur rreth katër orë, e mbajtur në Hallenstadion të Cyrihut, kurorën e Mis Zvicrës e ka fituar Dominique Rinderknecht nga Cyrihu.

Dy shqiptaret që mbërritën në finalen prej 12 kandidateve, Heidi Lushtaku dhe Dorina Podrimja nuk arritën të kualifikoheshin në “Top 5” më të mirat. Heidi u skualifikua me rrethin e parë ndërsa Dorina hyri edhe në mesin e gjashtë më të bukurave por pastaj ra nga pozicionimi pasi në “duel” me kandidaten Janine, asaj nuk i mjaftuan votat për të shkuar më tutje.

Votat e ardhura përmes telefonatave dhe mesazheve kanë bërë gjysmën dhe ato të jurisë,
gjysmën tjetër duke i lënë jashtë vendeve më të mira bukuroshet shqiptare.

Megjithatë dy finalistet shqiptare kanë lënë përshtypje të mira si në mbrëmjen finale ashtu dhe në rrjedhën e gjithë konkursit

(J.H/shqiptarja.com)