“I dashur Papa Françesko, kur ke qenë i vogël, të pëlqente të kërceje?”,pyet vogëlushja.
Ja dhe përgjigja e Papa Franceskut:
“Shumë, e dashur Prajla. Por shumë, shumë fare. Më pëlqente të rrija me fëmijë të tjerë, të luaja, të kërceja vallet tona tipike në Argjentinë. Kënaqesha shumë. Pastaj, kur u rrita më pëlqente tangoja. Më pëlqen shumë tangoja. Shiko, të kërcesh është gjithnjë e gëzueshme. Kur dikush është i trishtuar, nuk mund të kërcejë. Përgjithësisht fëmijët kanë një burim të madh: të qënit të gëzuar. Për këtë aryse kërcehet shumë në rini dhe kështu shprehet gëzimi i zemrës. Edhe mbreti i madh, Davidi, kur mori Jeruzalemin, duke e bërë Qytetin e Shenjtë, ai solli aty Arkën e Besëlidhjes dhe nisi të kërcejë përpara saj. Nuk u shqetësua për formalitetet, harroi që duhej të sillej si mbret dhe nisi të kërcejë si djalosh. Por Micol, bashkëshortja e tij, duke e parë nga dritarja si hidhej duke kërcyer, e talli dhe e përçmoi. Kjo grua ishte e sëmurë nga serioziteti, “sindroma e Micol”, e quaj unë. Njeriu që nuk shpreh dot gëzim është gjithnjë serioz. Kërceni, ju që jeni fëmijë, kështu nuk do të jeni shumë seriozë kur të rriteni.”
Libri “I dashur Papa Francesku” ka mbledhur 259 letra nga 26 vende të botës, ndër të cilat Shqipëria,Kina,Nigeria,Filipinet e shkollat ku strehohen refugjatët sirianë.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)