Shqiptarët janë bërë shpesh protagonistë të talent show-ve nëpër botë duke rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë.

Sipas pritshmërive të shqiptarëve diçka e tillë pritej edhe nga Alkeda Paskali që ishte pjesëmarrëse në talent show-n “Das Super Talent”.

Në tendencën për të aktruar përmes komedisë Paskali ka fyer të gjithë shqiptarët, veprim me të cilin fitoi jo vetëm urrejtjen e bashkëkombasve të saj por edhe të jurisë e publikut gjerman.

Në prezantimin e saj ajo ka thënë  se është nga Shqipëria vend i cili njihet për drogë dhe prostitucion.
 
Paraqitja aspak e denjë e 48-vjeçares ka bërë që shqiptarë të shumtë në rrjete social eta kritikojnë, ndërsa deklaratat e saj i kanë parë si dëmtuese të imazhit të vendit.