Shkrimtari dhe publicisti shqiptaro-amerikan Zef Përgega, promovoi në Lezhë 4 botimet e tij më të fundit “Bijtë e Barbarës”, një libër i cili ndërthur fatin e shqiptarëve në mërgim me kujtesën historike të kombit dhe dashurinë për atdheun, "Ulliri i Syrit", botim me poezi "Agimet e emrit tënd", vepër kushtuar Agim Doçit dhe "Flaka e Atmës", letërkëmbime me personalitete të shquara shqiptare.

Veprimtaria letrare e Zef Përgegës e u vlerësua nga shkrimtar dhe njerëz të njohur të letrave shqipe.

Autori i këtyre botimeve Zef Pergega, kërkoi më shumë vëmendje ndaj krijuesve shqiptarë në diasporë të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe pasurimin e kulturës shqiptare në mërgatë.

'Qëllimi im ka qenë që kjo botë e madhe e diapsorës të lidhet shpirtërisht me komunitetin këtu në Shqipëri' tha ai. 

Zef Pergega, i cili prej më shumë se 20 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është autor i plot 45 librave të profileve të ndryshme, duke dëshmuar një krijimtari të gjerë dhe të vazhdueshme letrare.