Shqipëria po vuan mungesën e burrave...dhe ka një arsye!

Shqipëria po vuan mungesën e burrave...dhe ka një arsye!

Foto ilustruese

Emigracioni ka përmbysur raportin gjinor të popullsisë. Ky fakt evidentohet nga INSTAT, në “Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031”.

Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra. Kjo tashmë ka ndryshuar në vitin 2019, pasi në Shqipëri raporti gjinor qëndron në 99,8 burra për çdo 100 gra. Sipas projeksioneve të përditësuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra.

“Gjatë periudhës 2011 – 2018, normat e emigrimit të burrave rezultuan të ishin më të larta se ato që u supozuan në projeksionet e mëparshme. Ndërsa për gratë rezultoi e kundërta, normat e emigrimit ishin disa herë më të ulta se ato të supozuara më parë. Këto ndryshime në sjelljet migratore, kanë sjellë edhe ndryshimin e strukturës gjinore të popullsisë” shkruhet në projeksionin e INSTAT.

E sa i përket numrit të popullsisë, në vitin 2031 ajo parashikohet të arrijë në 2 milion e 745 mijë e 996 banorë.

Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031.

“Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normava më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031. Rritja me ritme të ngaldalta e ISF, shoqëruar nga hyrja në moshë riprodhimi e brezave të grave më të pakët në numër se ato aktual, do të bëjë që numri i lindjeve të mos pësojë ndryshime domethënëse gjatë periudhës 2019 – 2031” shkruhet më tej në projeksionin e popullsisë 2019-2031. Në të njëjtën kohë numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet, si pasojë e një popullsie më të madhe në moshë të vjetër. Këto dy ndryshime do të sjellin edhe rënien e shtesës natyrore./Scan

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 27/02/2019 14:21

    Mos u merzisniper kete,edhe sikur 50% te bjere numri i burrave, nje burr merr dy gra dhe problemieshte i zgjidhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari