Shkruan historinë, ekipi olimpik pritet me nderime në MAS! Rama: Shpërblimet për sportistët më të mirat në rajon

Dy mundësit të cilët shkruan historinë e sportit shqiptar në Olimpiadë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, si dhe i gjithë ekipi kombëtar që mori pjesë në Paris 2024, janë pritur me nderime dhe entuziazëm në ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Medalistët e bronztë u vlerësuan për arritjet e tyre, ndërsa u premtua që mbështetja për sportistët do të vijojë.

Qeveria shqiptare është e ngazhuar për mbështetjen e sportistëve në shumë drejtime, qoftë në përgatitjen e tyre qoftë përsa i përket mbështetjes përmes infrastrukturës sportive. Në këtë vit kemi rritur buxhetin për tetë federatat për parapërgatitjet për Lojërat Olimpike,”-u shpreh Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit.

“Asnjëherë gjërat nuk ndodhin rastësisht, por falë punës, përkushtimit, federatës, trajnerit, sportistëve. Të mbështetjes nga Komiteti Olimpik, nga ministria dhe bashkia e Tiranës,”-tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Kryeministri Rama shkruan se medaljet përveç sakrificës së sportistëve janë edhe frut i mbështetjes së qeverisë shqiptare, ndërsa që me 12 gusht, siç është publikuar edhe në ‘Fletoren Zyrtare’, ka firmosur shpërblimin e sportistëve. Sipas kryeministrit shpërblimet për sportistët sipas ligjit shqiptar janë më të mira në të gjithë rajonin, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 14.7 milionë lekësh.

5 milionë është shpërblimi për një medalje të bronztë, ndërsa pjesa tjetër shkon për trajnerët e dy mundësve që mundësuan medaljet e para për Shqipërinë. Pa harruar që Valiev dhe Dudaev do marrin edhe titullin honorifik të kolonelit, që u mundëson atyre mbështetje të përjetshme.  

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë