TIRANË -Në ambjentet e batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herrit drejtuesit e Forcave të Armatosura shtruan një drekë për fëmijët e familjarët e ushtarakëve.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm, komandantë forcash dhe batalionesh autonome.
Ministria e mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm i FA, përmes këtij aktiviteti social me fëmijet dhe të afërmit e ushtarakëve, i falenderuan ata për kontributin e vyer që japin në shërbim të atdheut, duke shërbyer me përkushtim dhe sakrificë si brenda dhe jashtë vendit.
Gjeneralmajor Jeronim Bazo, falenderoi familjarët e ushtarakëve për mëbshtetjen e pakufijshme për të afërmit e tyre që punojnë në radhët e Forcave të Armatosura.
Shtabi i Përgjithshëm i FA shtron drekë për familjarët e ushtarakëve
Gjithashtu, duke i'u drejtuar ushtarakëve të pranishëm në aktivitet, ai theksoi se: "Në çdo lloj detyre që shërbeni, ju së pari i shërbeni atdheut dhe kërkoj prej jush që kjo detyrë dhe besim i madh që u është dhënë duhet të kryehet me nder dhe përkushtim". Gjeneralmajor Bazo, shprehu mbështetjen edhe të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për një kujdes më të mirë ndaj ushtarakëve dhe familjarëve të tyre.
"Sot është koha që edhe ne t'ju shërbejmë ju, po me të njëjtin përkushtim siç ju i keni shërbyer atdehut", - nënvizoi gjeneralmajor Bazo. Me këtë rast ai preferoi ti shërbejë të ftuarve dhe ministres Kodheli./ATSH/