Shtatë rekordet e Evropianit në fazën e grupeve, Ramadani mes 'yjeve' si Yamal dhe Cristiano Ronaldo

Shtatë rekordet e Evropianit në fazën e grupeve, Ramadani mes 'yjeve' si Yamal dhe Cristiano Ronaldo

Bajrami duke festuar golin kundër Italisë

Faza e grupeve të Evropianit përfundoi të mërkurën, por në të njëjtën kohë vendosi edhe shumë rekorde ku pjesë është edhe Shqipëria. Gjithsesi ndër më interesantët është ai i Lamine Yamal, i cili në ndeshjen e fituar 3-0 nga Spanja u bë lojtari më i ri që luan në një kampionat Evropian, me moshën 16 vjeç e 338 ditë.

Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsman vendosi rekord në ndeshjen hapëse kundër Skocisë të fituar 5-1, duke u bërë tekniku më i ri në një kampionat Evropian në moshën 36 vjeç e 327 dit. Sakaq Dominik Szoboszlai u bë kapiteni më i ri në një kampionat Evropian, teksa mbrojti ngjyrat e Hungarisë në moshën 23 vjeç dhe 243 ditë.

Goli kundër Italisë e bëri Modric futbollistin më të vjetër i cili shënon në një kampionat Evropian, në moshën 38 vjeç dhe 289 ditë. Mbrojtësi i Portugalisë Pepe vendosi rekord si futbollisti më i vjetër në një kampionat Evropian, duke luajtur në moshën 41 vjeç e 117 ditë, ndërsa Ronaldo u bë lojtari i vetëm që luan në 6 Evropianë të ndryshëm.

Rekordi i fundit është i Nedim Bajramit, futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili kundër Italisë në sekondën e 23 realizoi golin më të shpejtë në një kampionat Evropian.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U përjashtua nga Big Brother pas debatit me Luiz Ejllin, Eva Alikaj tregon raportin me këngëtarin shkodran: E kam telefonuar...

U përjashtua nga Big Brother pas debatit me Luiz Ejllin, Eva Alikaj tregon raportin me këngëtarin shkodran: E kam telefonuar...